Këto biznese në Tiranë nesër do jenë pa drita, ja orari

Disa biznese private pranë rrethrrotullimit të TEG Farkë, ditën e nesërme, dt, 13 gusht, do të jenë pa enrgji elektrike.

Lajmin e bën me dije Operatori i Sistemit të Transmetimit për abonentët në Tiranë.

Stakimi i energjisë do të ndodhë për shkak se do të kryhet remont në kabinën 20 kV “Ibrahim Plaku”  që furnizohet nga Fiderit E1 (20kV) i  N/stacionit Farkë.

Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-12:00 dhe theksohet se pa energji elektrike do mbeten vetëm bizneset private që furnizohen nga kjo kabinë, pasi pjesa tjetër e konsumatorëve do furnizohet në unazë nga fideri 20 kV 323 Selitë.

/En.Br./Fjala.al