Korçë/ Makina përplas këmbësorin në qendër të qytetit

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një automjet mësohet se ka përplasur një këmbësor duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit “Bulevard Republika”.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./En.Br./Fjala.al