Manastirliu thirrje rinisë: Mendoni për ata që s’mbushen dot me frymë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa shifrat e infektimeve prej koronavirust paraqiten shqetësuese, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën një thirrje për të rinjtë, për respektimin e masave të thjeshta, për të shmangur infektimin nga Covid-19.

“Bëhuni ju mbrojtësit e vetes, të prindërve, të të afërmve, të më të dobtëve. Pak më shumë kujdes sot, shmang pasoja që nesër mund të rezultojnë fatale. Sa herë të dëgjoni deklarata të gënjeshtërta, të atyre që pandeminë e shohin jo si rrezik nga i cili duhet të mbrojnë njerëzit, por si shansin që duhet rrokur në ajër për të çoroditur dynjanë me sulme të paprincipta, ndaluni dhe dëgjoni pak edhe thirrjet e ekspertëve të shëndetit, mjekëve, që dinë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë dhe që, e kanë treguar me vepra, se i shërbejnë me përkushtim vetëm interesit tuaj”, shkruan ministrja, teksa ndan foton e një mjeku me maskë mbrojtëse.

Ajo i fton të rinjtë që sa herë të dëgjojnë deklarata të papërgjegjshme mbi ekzistencën e virusit, të mendojnë për ata njerëz që po vuajnë në spital, për shkak se nuk mbushen dot me frymë, me virusin që u ka “pushtuar” mushkërinë.

“Mendoni pak për të afërmit, që presin me ankth për fatin e njerëzve të tyre të dashur. Mendoni për gjithë ata mjekë, infermierë, në Spitalin Infektiv në QSUT dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, të cilët që prej marsit nuk po dallojnë më natën nga dita, e që nuk i shohin të afërmit, qysh kush e di se kur.

Mendoni pak: A është vërtet një sakrificë kaq e madhe, të heqësh dorë nga festat e mbipopulluara, nga vendgrumbullimet në plazhe dhe bare, pa distancim fizik dhe masa higjene? Vende që më pas shndërrohen në vatra, ku virusi përhapet me shpejtësi marramendëse? A nuk ia vlen që edhe për ca kohë, të përshtatemi të gjithë bashkë me një normaliteti të ri, ku kryefjala është kujdesi, higjena, distancimi?”, shton ministrja.

Lexo edhe :  Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Në vijim shprehet se e kupton indiferencën e moshës, ndaj thirrjeve për një virus që nuk shihet me sy, por sipas saj kjo nuk e pengon që virusi ta shndërrojë trupin e tyre në bartës, në rrugëtimin e vet drejt trupit të prindërve dhe të afërmve, për të cilët shprehet se ndryshe nga rinia, për shkak të moshës dhe imunitetit, mbase nuk do të ishin në gjendje ta përballonin sëmundjen.

“Ju lutem edhe si familjare, si nënë dhe si vajzë prindërish të moshuar: Bëni një “sakrificë” të vogël sot. Ua keni borxh prindërve dhe të afërmve! Të gjithë po bëjmë maksimumin që mundemi, me kapacitetet që kemi në dispozicion dhe që nuk janë të pafundme, për të përballuar gjendjen e pandemisë.

Por, nuk duhet të ushqejmë iluzione: Pa mirëkuptimin tuaj, pa bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore dhe zbatimin e rregullave që këto autoritete kanë nxjerrë, kjo përpjekje bëhet shumë e vështirë”, shkruan ndër të tjera Manastirliu.

Ajo i uron “Gëzuar Festën” dhe i fton që ta kalojnë këtë ditë, duke reflektuar pak më shumë mbi peshën e madhe që ka sjellja dhe përgjegjshmëria e tyre, në këtë kohë sfiduese që po kalon Shqipëria dhe e gjithë bota./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV