Përparim Kalo dedikim prekës për Arben Bajon: Figura jote është përjetësua në skulpturë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Danimarkë, Përparim Kalo ka shkruar disa fjalë prekëse për mikun e tij, artistin Arben Bajo i cili ndërroi jetë për shkak të virusit COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, ai kujton momentet që ka kaluar me Bajon dhe shprehet se figura e tij është përjetësua tashmë në skulpturë që do të mbetet skulpturë mbi skulpturat.

Postimi i plotë:

Përsëri dy fjalë për Ben Bajon…

Ben, dhimbja e tërë miqve që u përcoll tërë këto ditë nga miqtë dhe media është dëshmi e vlerave që ke lënë pas. Jo vetëm art, jo vetëm mendim, por mbi të gjitha ti Ben ke lënë pas mirësi. Mirësi që fliste përmes shikimit të pastër, mjekrrës së butë, buzeqeshjes së lehtë dhe fjalës së ngrohtë. Marrëdhënia jonë ishte e re, vetëm 15 vjeçare po unë kam ndjesinë sikur njiheshim shumë më herët, qëkur skishim ardhur ende në këtë botë. Këtë ndjesi krijoi thjeshtësia, komunikimi yt me kod etik e artistik. Vizitat në studion tënde ishin përherë mbresëlënëse. Përherë gjeje diçka të re, përherë kishe në kokë një projekt të ri. Mbaj mend që Prof Gazmend Leka më fliste përvty me admirim. Të çmonte pamasë e të ngrinte në qiell. Për forcën e vendosmërinë tënde në rrugën drejt konsolidimit të emrit dhe statusit tënd si skulptor i klasit të parë. Skulptor që realizonte 6-7 ekspozita në vit – një rekord. Unë u mësova dhe miqësova me frymën që përshkonte punët e tua dhe ndihesha i uritur. Pata fatin të rrëmbej një numër skulpturash që tashmë heshtin në mjediset private të shtëpisë e të zyrës, në respekt të mjeshtrit që iku, ndërkohë që i solli ato në jetë. Si një Xhepeto i kohëve moderne ti u dhe skulpturave sy, veshë e gojë për të parë, dëgjuar e folur për çuditë e mijëvjeçarit të ri, madje edhe të paradokseve që u shfaqën në trajtimin e diferencuar të disa viktimave të COVID 19. Ti nuk munde ta mundje atë, por figura jote u përjetësua tashmë në skulpturë që do të mbetet skulpturë mbi skulpturat! Jetoje paqen e përtejme mik i mirë!

Lexo edhe :  Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV