Gjermania hap dyert e shkollave/ Nëna shqiptare flet për Fjala.al: Masat na bindin, por shqetësimi mbetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht shqetësimeve për shpërthime të reja të koronavirusit në Evropë, dhjetëra mijëra nxënës gjermanë janë kthyer në shkollë më 12 gusht, pas përfundimit të pushimeve verore, ndërsa për të vegjlit që ulen për herë të parë në banka sot është dita e parë e shkollës.

Jemi në kohë pandemie dhe masat e marra për tu mbrojtur nga virusi janë të domosdoshme. Lidhur me masat dhe ecurinë në shkollat gjermane Fjala.al ka kontaktuar me një nënë shqiptare Nidela Hoxha e cila jeton me familjen e saj në Landin e NRW në Gjermani.

Gjatë rrëfimit të saj ajo tregon se pavarësisht masave të marra nga shkolla ajo ndjehet e frikësuar si prind për fëmijën e saj, por kontrolli nga ministria e shëndetësisë gjithsesi i jep disi sigurinë.

“Shkollat në Gjermani kanë filluar dje dmth më dt. 12 Gusht 2020. Ndërsa për klasat e para filloi sot. Kjo në mënyrë që ti lihet hapësirë dhe të zbatohen rregullat e distancës. Unë si prind jam padyshim e shqetësuar sepse nuk jetojmë në kushte perfekte dhe natyrisht virusi mund të gjej shteg në çdo moment pavarësisht masave të marra.

Megjithatë angazhimi i ministrisë së shëndetësisë për kontrolle të rregullta për punonjësit në shkolla dhe jo vetëm më jep një fare sigurie. Këtu në Gjermani në Landin e NRW, ka pasur raste p.sh në Wilsdorf, një shkollë që ditën e parë e ka dërguar një klasë me 20 nxënës në karantinë sepse një punonjëse e shkollës pas një kontrolli rutinë ka rezultuar pozitive. Pra frika ekziston dhe shkolla është një vend ku risku është i lartë”, shprehet ajo.

Ndërsa përsa i përket masava të marra në shkollë Nidela Hoxha tregon se jemi informuar jo vetëm nga mediat lokale por dhe nga grupi i prindërve dhe i mësueseve të shkollës nëpërmjet mesazheve dhe letrave informuese nga sekretariati i shkollës.

Sipas saj, “Masat po zbatohen me rigorozitet, për shkak të situatës festa e klasave të para është anulluar, prindërve nuk u lejohen të hyjnë brenda në ambjentet e shkollës dhe duhet të gjithë prindër, fëmijë e mësues me maska dhe duke respektuar distancën gjë e cila është shumë e rëndësishme. Ndaj sot që ime bijë pati ditën e parë të shkollës nuk u bë festa si çdo vit, por improvizuam disa foto në ambientet jashtë me maska dhe duke respektuar distancën”.

Lexo edhe :  SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH për shkelje në tenderin 22 milionë euro

Ajo sqaron për “Fjala.al”, se në klasa janë nga 20 fëmijë. “Këtu ka disa lloje sistemesh dhe metodologjish. Ne pas disa takimeve që para një viti zgjodhëm metodën Montezoria. Pushimet bëhen në mënyrë jo të njëtrajtshme. P.sh secila shkollë ka datat e veta të pushimeve. Pushimet janë të ndara nga dy javë gjatë vitit dhe 4 javë në verë. Pra variojnë në data të ndryshme sipas shkollave.

Mësuesit në klasë duhet të mbajnë maska. Por kjo varet nga shkolla dhe shteti. (Landi përkatës). E përgjithshmja është që fëmijët nga klasa e parë deri te e katërta mbajnë maska vetëm në ambientet e jashtme, ndërsa të tjerët edhe gjatë orëve të mësimit”, tha Nidela Hoxha.

Më 1 gusht, në Berlin janë mbajtur protesta të mëdha kundër kufizimeve të vendosura me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Zyrtarët policorë kanë thënë se mbi 17,000 persona kanë qenë pjesë e marshit, ndërkohë që një tjetër organizim pasues ka mbledhur rreth 20,000 persona.

Për shkak që shumë protestues nuk kanë mbajtur distancën e kërkuar apo nuk kanë vendosur maskën, policia ka thënë se është detyruar të ndërhyjë.

Gjermania ka menaxhuar pandeminë me koronavirus relativisht mirë, ndonëse në javët e fundit është përballur me rritje të numrit të të infektuarve.

Sipas zyrtarëve, shifrat e reja lidhen me pushimet verore jashtë shtetit, punëtorët migrantë dhe banorët që nuk kanë respektuar protokollet shëndetësore./Blerina Balliu/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët, njerëzit me valixhe në dorë e vështrimin përtej detit

20 qershor: Dita Botërore e Refugjatëve Nga Leonard Veizi Ishte tejet tronditëse të shihje nga ekranet e huaja se si...

NATO/ Spanja prish planet e Trump, del kundër 5% të shpenzimeve ushtarake

REUTERS, MADRID/ Spanja ka kërkuar të mos marrë pjesë në planin e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të anëtarëve në 5% të...

Ana Lika zbulon sëmundjen neurologjike që e preku gjatë shtatzënisë

Aktorja e njohur shqiptare, Ana Lika, ka ndarë së fundmi një nga rrëfimet më të dhimbshme dhe intime të jetës së saj personale. E...

Ekspozohen 16 miliardë fjalëkalime, në rrezik Google, Apple, Facebook

Kur hajdutët e fjalëkalimeve nuk dinë si të ruajnë “plaçkën”, rezultati është miliona e miliona kredenciale të ekspozuara ndaj kriminelëve të tjerë kibernetikë. Víctor Endrino...

Misteri i alarmit të IAEA-s. Sa afër është Irani me ndërtimin e bombës atomike?

Corriere della Sera  Ne duhet të jemi të imunizuar kundër propagandës së luftës deri tani. Rasti i “armëve të shkatërrimit në masë” që Sadam Huseini...

Lajme të tjera

Web TV