Rekord infektimesh në Indi, 942 vdekje dhe 70 mijë raste të reja me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alarmante numri iraste të reja me coronavirus në 24 orët e kaluara duke kapur shifrën 66,999. Ministria e shëndetësisë e vendit ka raportuar numrin më të lartë të konfirmuar të infeksioneve.

Në Indi, jo të gjithë pacientët kërkojnë një test të dytë për të konfirmuar nëse janë shëruar. Pacientët me simptoma të buta konsiderohen jo më aktivë pas 10 ditësh të shfaqjes së simptomave nëse plotësojnë kushtet e caktuara.

Sipas CNN vendi ka raportuar 2.396.637 raste me COVID-19 që nga fillimi i shpërthimit, sipas ministrisë, i treti më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Sipas qeverisë numri i përgjithshëm i pacientëve të rikuperuar në Indi është mbi 1.6 milion, ndërkohë që më shumë se 653 mijë raste mbeten aktive.

Sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore, më shumë se 26.8 milionë persona janë testuar për COVID-19.

Ministria e shëndetësisë njoftoi gjithashtu 942 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin në 24 orët e fundit, duke sjellë numrin e vdekjeve të Indisë në 47.033.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV