Vdes koloneli i Ministrisë së Mbrojtjes

Zëvendësministri i mbrojtjes Petro Koçi ka bërë një mesazh lamtumire për Komandantin i Qendres së Bashkuar Opracionale, Neshet Shena.

Përmes një komenti në Facebook, Koçi shkruan “ Lamtumirë Kolonel Shena!, Lamtumirë Komandanti i QBO!

Do mbetesh ushtaraku i shkëlqyer, njeriu i përsosur fjalë pak e punë shumë, profesionisti korrekt ,drejtuesi model në zemrat dhe mendjet tona!

Bëmë çdo përpjekje të të shpëtonim nga kthetrat e leucemisë akute por fati nuk na ndihu!

Parajsa u takon burrave si ti!”