Vetëvrasja e të riut të infektuar te “Shefqet Ndroqi”, reagon spitali: Kishte 2 ditë që po trajtohej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një pacient me COVID-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

Sipas spitalit, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

“Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, deklaron stafi i spitalit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Berzh, 900 milionë euro për Shqipërinë/ Mbështetja për integrimin në Bashkimin Europian

900 milionë euro investime do të sigurojë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në 5 vite për Shqipërinë. Gjatë prezantimit...

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan kontrovers për të lejuar shitjen e mishit të arinjve të egër, një specie e mbrojtur nga ligji...

“Kokërr vote nuk vjen”, kur Murrizi paralajmëronte Flamur Nokën për humbjen e 11 majit

"PD ka pësuar dëme nga heshtja dhe servilizmi i një grushti të pështirë hileqarësh” Myslim Murrizi, i cili kandidoi në listën e hapur të PD...

Presidenti Zelensky vizitë në Berlin, takohet me kancelarin Merz

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka shtrënguar sot duart me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin dhe është mirëpritur me një ceremoni zyrtare ushtarake pas...

Ndahet nga jeta kitaristi dhe producenti legjendar i rokut, Rick Derringer

Kitaristi dhe producenti legjendar i rokut Rick Derringer ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga gruaja e tij në një deklaratë...

Lajme të tjera

Web TV