VIDEO/ Përdorën celularin në timon, gjobiten 479 shoferë brenda ditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore ka ekzekutuar ditën e sotme planin operacional “ROADPOL GUSHT 2020” në të gjithë vendin, duke ushtruar kontrolle të befasishme, me punonjës policie dhe mjete të uniformuara, por edhe me punonjës policie civilë dhe dronë, duke alternuar veprimet, për identifikimin e shkeljeve si parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit apo mospërdorim të rripit të sigurimit, shkelje këto që kanë vështirësi për t’u konstatuar nga shërbimet fikse në pikat e kontrollit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme janë ndëshkuar:

  • 561 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë,
  • 479 drejtues mjetesh për përdorim të celularit,
  • 235 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit,
  • 128 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
  • 24 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara,
  • 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit,
  • 11 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit,
  • 12 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha,
  • 8 drejtues mjetesh që qarkullonin pa kryer kontrollin teknik të mjetit.

Plani operacional do vijojë gjatë gjithë fundjavës dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëjnë parakalime të gabuara, të mos dalin nga kolona kur ka fluks dhe të mos qarkullojnë në sens të kundërt, të mos qarkullojnë me shpejtësi apo nën efektin e alkoolit, të përdorin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

/En.Br./Fjala.al

https://youtu.be/5iIuV453w6k

 

Të fundit

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka ngjallur kritika, përfshirë edhe nga...

Lajme të tjera

Web TV