Nga Llambrini Kona
Merreni dhe ruajeni artikullin sa me shpejt, se nuk kemi siguri se ca behet me pas.
Thashethemnajat, hipotezat, hamendjet, legjendat, trillet e të gjitha llojeve rrethe pandemisë SARS-CoV-2 , i quajtur ndryshe koronavirusi i ri ose COVID-19, vazhdojnë si në romanet kadareane.
Deri pak ditë më parë, edhe pse rastet e të sëmurëve nga të gjitha moshat janë shtuar rrufeshëm, kam lexuar statuse personash që quhen intelektualë, që vazhdonin të postonin: ‘Asnjë nuk po vdes nga korona! ‘
Të dashur lexues!
Përmes studimeve që ju kam përcjellë këto kohë për të gjetur elementët e natyrës që janë aleatët tanë në këtë betejë, ju keni marrë informacion për mënyrën se si zhvillohet sëmundja e lidhur me COVID-19.
Ndërsa ju dëgjoni vazhdimisht të thuhet: “Asnjë nuk po vdes nga korona, janë mashtrime”, hidhini një sy të vëmendshëm këtyre raporteve shkencore. Ato tregojnë se si zhvillohet procesi i sëmundjes. Konkretisht, shikoni rastin klinik në një studim, që kam postuar ditë më parë: Pacientja e moshuar pësoi shok septik nga koronavirusi. Shoku septik është një hap larg fatalitetit.
“Pacientët nuk vdesin nga Coronavirusi!” Vazhdon i njëjti rrefren.
Po nga çfarë po vdesin me tuba në hundë te Infektivi?
Po vdesin nga Covid, dora vetë, dhe nuk ka as çudi dhe as komplot, sepse infeksionet janë të rrezikshme dhe infeksionet në rrugët e frymëmarrjes janë veçanërisht të rrezikshme. COVID është një infeksion serioz në rrugët e frymëmarrjes.
Infeksioni nuk është një gjë pa rrezik. Vdes nga infeksioni o popull! Nga sëmundjet infektive kanë vdekur më tepër në historinë e botës, sesa nga sëmundjet kronike dhe kanë qenë shkaku i jetëgjatësisë së ulët.
Mos mendoni se një njeri mund të vdesë vetëm nga zemra, kanceri, cirroza e mëlçisë, dështimi i veshkave e kështu me radhë. Këto janë sëmundjet kronike të quajtura sëmundje degjenerative, karakteristike për vendet e zhvilluara, ndërsa vdekja nga sëmundjet infektive, ështe konsideruar si tipike për vendet në zhvillim. Por ky mbetet një postulat i rrëzuar pjesërisht në vitet e fundit, kur sëmundjet kronike janë përhapur në popujt e varfër dhe sëmundjet infektive janë shtuar në popujt me standard të lartë të jetesës dhe të shërbimit shëndetësor.
Sëmundjet klasifikohen në dy grupe të mëdha: infektive dhe jo-infektive, ndryshe, sëmundje degjenerative. Te dyja grupet e sëmundjeve shkaktojnë vdekshmëri. Sëmundjet infektive përfshijnë gjithë llojet e infeksioneve: bakteriale, mykotike/ fungale, virale dhe parazitare. Në varësi nga lloji i mikrobit, nga pjesa e trupit që ka invaduar dhe nga ngarkesa mikrobike (shkalla e infeksionit) si dhe varësisht faktorëve të tjerë, që përcaktojnë gjendjen e një individi, çdo infeksion shkon nga i lehtë deri në fatal.
Një vajzë e re vdiq para ca javësh dhe u raportua si viktimë e COVID, por daja i saj tha se vajza kishte infeksion të bajameve. Sido që ta pranojmë në cilindo version të ngjarjes, ajo kishte vdekur nga një infeksion! Pra, kur një vajzë e re mundet që të vdesë nga një infeksion bajamesh, a nuk mundet që të vdesë një person prag moshimi, me gjëndrën e timusit të atrofizuar (organ i sistemit imunitar që degradon pas 50-60 vitesh), nga një infeksion në rrugët e frymëmarrjes si COVID-19?
Para 1 viti, një lexuese më shkruan për rastin e një gruaje shumë të re, që ishte në gjendje koma. Infeksioni i bajameve i kishte kaluar në tru.
Pak kohë më parë, disa raporte studimore nga spitale në vende të ndryshme të botës tregonin për shfaqjen e një lloj myku mjaft të rrezikshëm; candida auris, i cili ishte fatal dhe mjekimet në dispozicion nuk kishin efikasitet. Mjekët ishin dorëzuar para tij.
Infeksionet nozokomiale (spitalore) janë të njohura si mjaft të rrezikshme. Bëhet fjalë për superbaktere (superbugs) që janë mjaft rezistente ndaj antibiotikëve.
Cdo infeksion qoftë në hundë, vesh, në gojë, një plagë e madhe e infektuar, nje infeksion viral që dëmton mëlçinë si hepatitet B dhe C, virusi i mungesës së imunitetit HIV-AIDS, një infeksion i përparuar dhe i pakuruar në rrugët urinare që kalon në rrugët e sipërme urinare- pra në veshka, një infeksion që kalon në rrugët e poshtme të frymëmarrjes- pra në mushkëri, nëse nuk kurohen si duhet, e ndoshta edhe për shkak të gjendjes së dobësuar të imunitetit të pacientit, kalon në gjendje sepsis, ose në komplikacione të ndryshme që shkakton infeksioni.
Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, njerëzit kanë vdekur nga infeksionet, më tepër se nga çdo gjë dhe në ditët tona, infeksioni mban sërish një peshë të madhe në vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet.
Një infeksion viral, mykotik apo bakterial mund të jetë një pretekst për fillimin e kancerit duke shkaktuar ndryshime paraprake qelizore, parakanceroze. Kështu, hepatiti B ose C mund të bëhet shkak për kancerin e mëlçisë, bakteri H. Pylori mund të bëhet shkak për kancerin e stomakut, Human papilloma virus që shkakton lytha gjenitalë, disa tipe të tij kanë predispozitë më tepër për të shkaktuar kancer në qafën e mitrës. Pra, një infeksion mund të jetë i rrezikshëm në afat të shkurtër dhe një tjetër në afat të gjatë.
Vdekshmëria nga ftohjet dhe gripi janë shkaku numër 2 i vdekjeve në Shqipëri, tek njerëzit e moshuar, pas sëmundjeve kardiovaskulare, sipas një raporti të ISSH që kam parë vite më parë. Gripi është një sëmundje e shkaktuar nga një virus dhe ftohja e shkaktuar nga një bakter. Jo rrallë një grip komplikohet dhe infeksionit viral i mbivendoset edhe ai bakterial.
Vdekshmëria nga sëmundjet e frymëmarrjes ku futen edhe virozat dhe bronkopneumonitë është shkaku i tretë i vdekshmërisë në BE, duke cituar raportin “Mortality from respiratory diseases”, in Health at a Glance: Europe 2018: State of Health in the EU Cycle, OECD Publishing, Paris/European Union, Brussels. ” Më shumë se 440 000 njerëz vdiqën nga sëmundjet e frymëmarrjes në 2015 në Europë. Shumica e këtyre vdekjeve (90%) ishin midis njerëzve të moshës 65 vjeç e lart. Shkaku kryesor i vdekjes nga sëmundjet e frymëmarrjes janë sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), pneumonia, astma dhe gripi.”
Prandaj edhe thonë, që pleqtë ikin në dimër. Ikin atëherë, se atëherë janë virozat stinore, jane edhe ftohjet që shpesh u bashkangjiten si një formë komplikacioni.
Sëmundjet infektive janë radhitur edhe si një nga shkaqet më të rëndësishme të kancerve, sepse patogjenet janë vetë toksina mjaft të fuqishme si dhe prodhojnë toksina mjaft të fuqishme qe demtojne ADN-ne.
Shumë njerëz shfrytëzojnë hapësirat publike të komunikimit, për të përhapur fantazi si kjo e llojit “nuk ka vdekur askush nga COVID”, që është njësoj sikur të thuash: “Nuk ka vdekur askush në botë nga një infeksion”.
Natyrisht gjëndja shëndetësorë e një pacienti bën që sulmi viral të mos përballohet njësoj tek të gjithë.
Por që njerëzit po vdesin nga korona, nuk ka nevojë të ngatërrohesh gjerë e gjatë; mjafton të shikosh simptomat e njëjta që prezantojnë mijëra njerëz në botë, mjafton të shohësh se si bërtasin ose dihasin nga dhimbjet dhe gulçojnë për një pikë oksigjen. Duhet të jesh i verbuar keq nga propaganda, që të mos e dallosh këtë. Kur virusi bllokon rrugët e frymëmarrjes dhe shkakton mosfunksionim të mushkërive, kjo nuk mund të ketë emër tjetër veçse vdekje nga virusi. As diabeti, as anemia, tiroidja, hipertensioni apo zemra, nuk paraqesin këtë situatë klinike. Pacientët fatkeqë mund të kenë secilën prej këtyre sëmundjeve, por pa incidentin COVID-19 mund të jetonin edhe shumë e shumë vite.
Ka edhe një aspekt antihuman në gjithë këtë ‘paranojë histerike kolektive’. Pandjeshmëri ndaj jetëve të atyre që janë më të dobët. Thellë-thellë mentaliteti popullor thotë: ‘Këta ishin gati për të vdekur, se ishin të sëmurë. Nuk ka problem. Vdiqën se për të vdekur kishin!’ Po pse o njerëz, ata që kanë sëmundje të tjera, u dashka të presin biletën e vdekjes para kohe?! Sepse për të vdekur një ditë, e kanë të tërë.
Njeri pa sëmundje nuk ka, çdo njeri ka një kapitull me sëmundje, ca të diagnostikuara e ca të padiagnostikuara. Sëmundjet e tjera janë kronike, njerëzit shtyhen gjatë me to, por lëkurët po i mbledh korona.
E kam thene para 5 muajve, e nxorra nga një studim, që numri në rang botëror është 600-700 mijë vdekje nga gripet stinore. Ajo që dua të them, është që ekziston rreziku që njeriu të humb jetën nga çdo infeksion. Nga korona, nga H1N1 dhe nga çdo grip tjetër. Por nga kjo flama e fundit kanë vdekur jo pak njerëz edhe në moshë të re e të mesme, gjë që nuk ndodh me gripet e tjera. Gripet e tjera janë të destinuara të rrëmbejnë mosha të treta.
COVID-19 është një përbindësh nëse pushton rrugët e poshtme
te frymëmarrjes. Por ka një pikë të dobët: Është shumë i ndjeshëm ndaj çdo dezinfektanti dhe nëse përdoren në fazat e para të kontaktit me virusin, ai shkatërrohet. Duket si hiperbolë të thuash që edhe vetëm hudhra mund të shpëtojë jetën. Jo se do të prapësonte gjithë kaskadën e ngjarjeve që ndodhin kur virusi ose citokinet inflamatore kanë dëmtuar mushkëritë dhe bllokuar proceset normale metabolike qelizore. Atë nuk e bën dot. Por hudhra do të parandalonte që virusi të pushtojë, kolonizojë rrugët e sipërme dhe më pas të poshtme të frymëmarrjes. Sepse në fillim është e lehtë, ngarkesa virale është e vogël. Prandaj hudhra dhe shumë mjete të tjera natyrore veprojnë edhe për parandalim, por edhe për prapësim të sëmundjes, që sapo ndjeni simptomat e para.
Sapo ndjeni simptomat e para të infeksionit me COVID-19, mos u fusni në panik dhe të kërkoni një derë spitali. Por filloni menjëherë sulmin anti-viral në shtëpi me vitaminë C pluhur, zink, vitaminë D3, glutaminë, Cordyceps, Chaga, Astragalus, Ekinacea, Reishi, caj alpin (mënishtja), caj ose shurup timusi, bar blete, hithër, lule shtogu, lëng aloe vera, Quercetin, qumësht blete, propolis, mjalt, kulloshtër lope ose suplementin colostrum, shafran Indie 5-8 gr në ditë, pini sa më shumë ujë që virusi të zbresë në stomak sa më shpejt, që mos kalojë në rrugët e frymëmarrjes, ku është më i rrezikshëm. Përdorni masazhin e shputave të këmbëve që ndihmon të dalin më shpejt prodhimet toksike të virusit. Kombinoni disa prej këtyre mjeteve. Mbani në gojë karafil, kanellë, dezinfektojeni me propolis, me gargarë sodë buke, me ujë me uthull molle, pra bëni gjëra të ndryshme për të shkatërruar virusin në portat hyrëse.
Nuk ka nevojë të varësh shpresat të vaksina për të parandaluar Koronwn. Vaksinat studiuesit le t’i bëjnë, le të vaksinojnë kafshët dhe shpendët, që mos kthehen në bartëse dhe depozita natyrore të virusit. Le t’i bëjnë politikanët, t’i bëjë vetë OBSH që të na rrojë sa më gjatë. Populli i ka mjetet e Perendisë. I duhet vetëm t’i përdorë, se kush nuk i përdori dhe nuk u shpëtua? T’i përdori për shërimin e tij dhe për Lavdi të Perëndisë.
la.mi/Fjala.al