Hakmarrje mes dy familjeve/ Nëna denoncon zhdukjen e djalit: Asnjë gjurmë prej 10 ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhduket pa lënë gjurmë një 21-vjeçar nga Burreli. Alarmin e ka dhënë nëna e tij, e cila thotë që prej 10 ditësh nuk kanë asnjë lajm për vendndodhjen e Klevis Lleshit, 21-vjeç nga Burreli.

Ndonëse kanë bërë denoncimin në polici para 10 ditësh, për të riun nuk ka asnjë të dhënë.

Mësohet se 21 vjeçari ishte person i shpallur në kërkim nga policia për kanosje, pasi kishte tentuar të vriste shtetasin Mariglen Hoti.

Familja ku i riu bën pjesë ka një histori gjakmarrje me një tjetër familje në Burrel.

Klevis Lleshit i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai para shtëpisë.

Po ashtu në 2016-ën të riut i është zhdukur edhe kushëriri pa gjurmë. Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli.

Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia në makinë në Britani e shtetasit Afrim Hoxha në vitin 2012.

Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nëse ka pasur një debat në dashuri, do zgjidhet shumë shpejt, horoskopi për sot

Dashi Në përgjithësi, do të ndiheni veçanërisht të fortë, duke krijuar terrenin për sukses të jashtëzakonshëm në vendin e punës. Ju jeni në një pikë...

Veliaj nga burgu: Ols Dado e çau karrierën nga shtrati, djali im nuk e di që jam në qeli

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit ku ndodhet prej 13 shkurtit, i është përgjigjur me shkrim disa pyetjeve të...

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli edhe...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

Lajme të tjera

Web TV