“Martohem aq shpejt sa…”, Rozana Radi flet për martesën

Këngëtarja e njohur Rozana Radi duket se së shpejti do t’i japë fund beqarisë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, ku zbuloi se së shpejti do të martohet.

Mes shumë pyetjesh Rozana i është përgjigjur dhe asaj që flet për martesën.

“Kur do martohesh?”, ishte pyetja drejtuar këngëtares, ndërsa nuk hezitoi të ndajë lajmin e mirë dhe me ndjekësit: Aq shpejt sa s’ta merr mendja”./Bl.Ba/Fjala.al