Të rriturit duhet të shfrytëzojnë situata për t’i mësuar fëmijës disa gjëra të mira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pediatrja e njohur Lira Gjika përmes një statusi në rrjetet sociale, duke iu referuar një ndodhie në një farmaci shkruan se i rrituri duhet të shfrytëzojë situata për t’i mësuar fëmijës disa gjëra të mira.

Ajo tregon se i rrituri kapi fëmijën për kyçi dhe u largua pa përshëndetur pasi fëmija preku disa sende në farmaci.

Postimi i plotë:

Një ngjarje e jetuar.
Një djalë reth 4 vjeç, hyri në një farmacitë dhe po shikonte dhe prekte sendet e ekspozuara. Pas tij hyri familjari, që e shoqëronte dhe u zhvillua ky djalog:
I rrituri: mos I prek ato, sepse teta mërzitet. Pse, po mua më pëlqejnë,- ja kthen fëmija. I rrituri: ohu, çun I keq dhe e kap te kyçi I dorës dhe e terheq. Ky irritur, largohet nga farmacia edhe pa përshëndetur
I rrituri, në vend, që të shfrytëzojë situatën për ti mësuar fëmijës disa gjëra të mira, si psh:- :vetëm gjërat personale preken pa leje, për gjërat, që nuk janë të tuat, duhet kërkuar patjetër leje, pasi nuk janë të tuat”. Duhet të vazhdonte: tani duhet kërkuar të falur, dhe ti drejtohej pronarit të sendeve, duke kërkuar ai vetë të falur dhe duke shtuar edhe një justifikim të vogël për djalin, si: “I pëlqejnë shumë, këto sendet e farmacisë” . Më pas, i rrituri, nuk duhet ta kapte te kyçi I dorës, por përdore, tw përshëndeste dhe të largohej. Kjo gjw nuk ndodhi sepse nxitonte të etiketonte fëmijën, “djalë I keq”. Nw fakt fëmija nuk bëri asgjë të keqe, thjeshtë pa një gjë, që, I pëlqeu.
Askush nuk I kishte mësuar fëmijës, se për të prekur apo përdorur gjërat e tjetrit, duhet kërkuar leje. I rrituri pranë fëmijës, as që i shkoi mëndja, se e ka për detyrë të asistojë dhe edukojë fëmijën. As, që, I shkoi në mend se është përgjegjësia e tij, ai fëmijë, dhe se ai, është model për fëmijën. Fëmija pa një të rritur, që nuk I përdor regullat, që I pretendon nga fëmija. Fëmija përftoi vetëm, padurim, nervozizëm, përtesë për të menduar dhe zgjedhur fjalët sidhe mospërfillje, e mospërdorim të etikës bazike, si mirdita, më fal dhe ditënemirë. Për më shumë mendoni vetë. Lira Gjika

Lexo edhe :  Të rinjtë shqiptarë nën iluzionin e “goditjes së madhe”

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Si të eliminoni celulitin në prag të verës?

Me afrimin e verës, rikthehet dëshira për t’u ndjerë më në formë dhe rehat me trupin tonë. Një nga...

Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend (EMRAT)

Partia Demokratike, ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura mandate, për në Kuvend nga...

“U kërcënua te vendi i punës”/ Paloka publikoi videon e shit-blerjes së votës

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët po kërkojnë t’u mbyllin...

Nesër Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë zbresin 47 liderë!Zbardhet axhenda

Shqipëria do të kthehet në kryeqendrën e Evropës më 16 maj, kur mbahet Samiti Politik Evropian. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të...

Gara e fortë në Tiranë mes socialistëve, gratë kadidate në ‘luftë’ për 2 mandate

Gara në Qarkun e Tiranës u duk që në fillim se për shpërndarjen e mandateve nuk do të kishte histori. Që prej hapjes së...

Lajme të tjera

Web TV