Dasma dhe ditëlindje në lokal, gjobiten me nga 1.000.000 lekë 15 pronarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e kryeqytetit vijon të monitorojë zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Gjatë kontrollit ditët e fundit janë evidentuar 15 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë në lokale dhe restorante.

Policia ka gjobitur me nga 1.000.000 lekë pesëmbëdhjetë pronarët e tyre për shkelje të rregullave të sigurisë

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ, 4 subjekte ku dy prej tyre me pronare shtetasen H.B., dhe dy subjekte me pronar shtetasit B.B dhe R.H.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar katër ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve J. P., A.H. dhe H. B., F.D., masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasve T. B., M.L., E.C., A.T dhe I.A pronarët të pesë restoranteve, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Po në vijim të kontrolleve të ushtruara, sherbimet e Komisariatit Nr.1, i ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, tre shtetasve L.K. dhe B.B., A.XH., pronarë të tre restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasve P. Ç., R.H dhe K.A., pronarët të tre restoranteve, pasi u konstatuan duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Lexo edhe :  Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19, ja konkluzioni

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Kulla e Ali Hoxhës/ 200 vite histori, godina që sfidoi pushtuesit

Në fshatin Rrënzë të Malësisë së Krujës, mes gjelbërimit dhe rrugëve të ngushta, qëndron ende – ndonëse në gjendje të rrënuar – një kullë...

Spiropali, mesazh të ndjerë lamtumire Papa Françeskut: E ndrittë Drita e pambarueme!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh lamtumire për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Në...

Lajme të tjera

Web TV