Kakavijë: Bllokimi i emigrantëve pritej nga shteti shqiptar, por….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Zinxhiria

Bllokimi i emigranteve në kufi për ditë të tëra e gjeti shtetin shqiptar fare të papërgatitur edhe pse ky i fundit kishte marrë mesazhe të qarta se do të ndodhte kjo gjë. Bllokimi nuk ka të bëjë as me Turqinë dhe as personalisht me kryeministrin e shtetit shqiptar, por ka të bëjë me paaftësinë e këtij shteti shqiptar.

E them këtë në se shteti shqiptar duhet të kishte ndjekur ngjarrjet në vendin fqinjë lidhur me rikthimin e pandehmisë do ti kishte marrë masat më para se emigrantët të udhëtojnë për në vendin fqinjë për testimin e coronavirusit.

Kemi një përfaqësi të shtetit shqiptar në Athinë, që fare mirë mund të kishte dhënë ndihmësen e saj, duke parë masat që po merrte Greqia. Mungesa e një informacioni për emigrantët solli këtë katrahurë .
Por…
Jetojmë në Greqi dhe po shikojmë se ky vend ka një përhapje shqetësuese të pandehmisë, aq sa vetëm dje pati 224 raste dhe pesë vdekje, nga ana tjetër po teston edhe edhe qytetarët e tij që vijnë nga ishujt apo nga pushimet, para se të largohen nga limani duke njoftuar për të respektuar detyrimisht 5 gjera kryesore.

Greqia kishte kohë që njoftonte se do të ketë një fluks rritje të kësaj pandehmie dhe nga ana e saj po bllokonte ishuj dhe po mbyllte restorante dhe hotele, gjë që nuk u vu re nga askush.

Pra është një veprim që ben ky shtet për të ruajtur shendetin e qytetareve te tij në parandalimin e mëtejshëm të coronavirusit.
Por pyetja shtrohet se çfarë i pengoi këto dy vende fqinjë për një bashkëveprim të përbashkët për një njoftim, apo një zgjidhje e mundshme që emigrantët shqiptarë të mos torturoheshin për 3-4 ditë në kufi, një bashkëveprim që mori jetën dhe një fëmijë 10-vjeçar nga një aksident në fshatin Bularat, një fëmi që po priste në radhë.

Lexo edhe :  Ikonat e futbollit, skaliten në muret e Stadiumit të Elbasanit

E keqja ndodhi dhe këtë e di vetëm shpirti i atyre emigrantëve, të moshuarve apo femijë e gra, një ngjarrje që askush nuk do ta deshironte dhe jo më ta jetonte.
Por e keqja ndodhi…Një fëmijës humbi jetën, ja morrën atë atij ende pa e jetuar…

Shteti shqiptar duhet të nxjerrë mësime nga ngjarrja e ditëve të sotme. E them këtë se kemi Ministri Shendetësie apo dhe atë të ashtuquajtur të Emigracionit, që në këtë rast dështuan.

Për mendimin tim zgjidhja më e mirë e emigrantëve është që të kthen në shtëpitë e tyre dhe të ndjekin udhëzimet e fundit që ka nxjerrë vendi fqinjë për testimet ndaj coronavirusit dhe me pajisjen e ketij dokumenti udhëtojnë drejt Greqisë.

Po e përsëris në se kishte bashkëpunim midis dy vendeve në këtë drejtim nuk duhet të ishte jetuar kjo dramë që përjetuan emigrantët.
Le të jetë një tragjedi e fundit me mendimin se shteti shqiptar do të marrë masa që këto të tilla tragjedi në kurriz të emigrantëve të mos përsëriten, pasi jeta e tyre ne radhe u ka shkuar.
Por mbi të gjitha reagimi i kryeministrit tone pas kater ditesh eshte nje MASKARADË./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Debati i ashpër në “Big Brother”, Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Më fal!

itën e sotme Gjesti dhe Egli kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit duke marrë shkas nga...

Nënshkruhen 2 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Emirateve Arabe, ja cilat janë ato

Janë nënshkruar marrëveshjet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA,...

Gati 40 për qind e shqiptarëve duhanpirës, eksperti habit me shifrat

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health o’clock’ eksperti për çështjet e...

Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

“Nëse ka paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga pozicioni im, unë jam gati… Unë mund ta shkëmbej atë...

Çfarë përmbajnë ‘Tokat e Rralla’ të Ukrainës që janë aq të lakmuara nga Trump?

Ndihma ushtarake amerikane në këmbim të shfrytëzimit të tokave të rralla të Ukrainës. Ky është thelbi i marrëveshjes prej 500 milionë dollarësh që po...

Lajme të tjera

Web TV