Me mijëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar prej disa ditësh tashmë në pikën kufitare të Kakavijës, teksa sot pala greke ka futur në fuqi masat e reja duke u kërkuar qytetarëve rezultatet e tamponit të 72 orëve të fundit.
Gjithashtu të gjithë qytetarët shqiptarët që kalojnë sot kufirin do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë të paktën 1 javë.
Disa prej tyre kanë treguar se janë nisur nga shtëpitë drejt Greqisë më datën 14 gusht, kur masat e reja ende nuk kishin hyrë në fuqi dhe se kanë mbi 48 orë në pritje në radhë.
“A janë në terezi grekët, kam që në datën 14 gusht në radhë. Ata punojnë vetëm me 1 sportel. Ne paguajmë taksa edhe për Greqinë”, u shpreh një qytetar./Ar.Ha/Fjala.al