Kërcënon dhe bën për në spital një person, arrestohet i “rrezikshmi” i Sarandës (EMRI)

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi një ditë më parë dyshohet se është konfliktuar fizikisht dhe ka kanosur një person.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi Edmond Abazi, i cili dyshohet se ka kërcënuar shtetasin me iniciale A.F. Ky i fundit ka përfunduar në spital pas sherrit me 32-vjeçarin.

Edmond Abazi rezulton me precedent të shumëfishtë dhe me rrezikshmëri të lartë. Ai ka qenë i dënuar për vjedhje, plagosje, armëmbajtje, shkelje të rregullave të qarkullimit, etj./En.Br./Fjala.al