Meta thirrje qeverisë: Siguro tamponë falas për emigrantët. Rama përgjegjësi të shumëfishtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë, që të sigurojë tamponë falas për emigrantët. Sipas kreut të Shtetit, është e pamundur që një familje të paguajë 120-140 euro për tamponë. Më tej Meta tha se qeveria nuk duhet të lejojë që situata të tilla të përsëriten sërish.

“Dua të falenderoj median për rolin e veçantë që luajti për sensibilimizmin. Falenderoj gazetarët që kontribuan për shëndetin e familjarëve. Të cilët kontribuan edhe për shpëtimin e një fëmijë 11 vjeç.  Jemi një vend rekord për emigrantë. Të gjithë strukturat duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve. Qeveria duhet të sigurojë tamponë falas për qytetarët.

Një tampon nga 120-140 euro është i papërballueshëm. Qeveria duhet të subvencionojë tamponat dhe të marrë masa që situata në Kakavijë të mos përsëritet kurrë.”, tha Meta ndër të tjera.

Meta për krizën e krijuar në Kakavijë bën fajtor kryeministrin Edi Rama, i cili mban edhe postin e ministrit të Jashtëm. Teksa u pyet edhe për ndërhyrjen e Pandeli Majkos tek Kryepeshoki Janullatos, presidenti  theksoi se qeveria shqiptare sposton debatin tek gjëra që nuk kanë kuptim.

“Nga dita e nesërme do t’i çoj një kalendar qeverisë për të parandaluar situata të tilla, si Pashkët, Viti Ri, pra kohët kur vijnë dhe ikin emigrantët. Çdo përpjekje për të fajësuar palën greke është pakuptim, qeveria greke edhe për të drejtat e një personi shqiptar me shtetësi greke e bën detyrën vet në mënyrë të jashtëzakonshme.

Kjo ishte detyrë e qeverisë shqiptare. Rama ka përgjegjësi për të, si kryeministër dhe si ministër i Jashtëm. Ka detyrime ndaj qytetarëve të saj.  Ne e dimë shumë mirë se ku është frekuenca më e lartë e qytetarëve shqiptarë. Këto gjëra nuk u bënë dhe u krijua një situatë e jashtëzakonshme dhe spostojmë debatin në gjërat që nuk kanë kuptim. Ne fajësojmë edhe viktimat e kësaj situate. Për kushtetutën do flasim në shtator”, u shpreh Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV