Prerja e buzëve në moshën 12 vjeçare, historia e veçantë e grave të fisit Suri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fotografitë e marra nga Raúl Barrero, 39 vjeç, nga Alicante, Spanjë , tregojnë matriarkë të fisit të veshur me pllaka balte teksa pozonin për portrete në Kibish, Lugina e Omo, Etiopi.
Një fotografi tregon një grua që heq pllakën e saj prej balte për të shfaqur buzët e saj të zgjatura pas shumë vitesh.

Një tjetër fotografi tregoi një grua të moshuar që pi duhan ndërkohë që kishte një pllakë dhjetë inç në buzë.

Përdoret si simbol i statusit, sa më e madhe të jetë pllaka e buzëve, aq më shumë lopë mund të kërkojë babai i vajzës në pajë, kur vajza e tij martohet – bagëtitë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për popullin Suri si një shenjë pasurie.

Në pubertet, shumica e vajzave të reja kanë hequr dy dhëmbët e tyre të poshtëm në mënyrë që ta kenë më të thjesht për të vendosur pllakën në buzën e poshtm, kjo zakonisht ndodh një vit para se të martohen.

Ndonjëherë edhe katër dhëmbë hiqen për të lejuar të futet një pllakë më të madhe,pasi besohet se madhësia përfaqëson rëndësi sociale dhe ekonomike për fisin.
Gratë dhe fëmijët në fis gjithashtu shpesh dekorojnë veten me modele balte të bardha, dhe lule në kokë.

Populli Suri Baale jeton në perëndim të Luginës Omo, Etiopi dhe ndajnë një gjuhë të ngjashme me grupet etnike Chai dhe Timaga. Në mënyrë kolektive, ato njihen si Surma.

Jashtë këtyre dy fqinjëve të ndryshëm politikisht dhe territorialisht, ata nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme dhe janë mbi 60 milje larg nga qyteti më i afërt i Arba Minch, Etiopi.

Shumë pak madje e dinë ndonjë amare, gjuhën zyrtare të Etiopisë. Grupet Suri ndajnë një kulturë të ngjashme, dhe shfaqin lidhjet shoqërore dhe historike me grupet Mursi dhe Me’en.
Lugina Omo është shtëpi e tetë fiseve të ndryshme me një popullsi kolektive prej 200,000 njerëz.

Lexo edhe :  Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Raúl përdori një Canon EOS 5D Mark III për të kapur fisin që janë të njohur për traditat dhe ritualet e tyre jashtëzakonisht të dhimbshme./St.Su/Fjala.al

Të fundit

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Dario Llukaçi, “shershe la fam’ që fitoi zemrat e publikut

Nga Leonard Veizi Ka aktorë që bëhen legjenda me role kryesore dhe ka të tjerë, si Dario Llukaçi, që hyjnë në panteonin e artit duke...

Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Turistët që udhëtojnë këtë verë drejt Evropës duhet të kenë më shumë kujdes se kurrë më parë jo vetëm me kremrat e diellit, por...

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Një ditë tipike vere, ku dielli do të mbizotërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Temperaturat e orëve të para të ditës do të jenë...

Lajme të tjera

Web TV