Rexhep Qosja uron Meidanin për 76 vjetorin: Lider i rrallë i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku dhe shkrimtari i njohur kosovar Rexhep Qosja i ka uruar 76 vjetorin e lindjes akademikut dhe ish-presidentit të Shqipërisë Rexhep Meidanit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Qosja shprehet se Meidani është një ndër liderët e rrallë që ka pasur Shqipëria.

Gjithashtu më tej Qosja shkruan se Meidani ndryshe nga politikanët e tjerë ai I ruan miqësitë e vjetra dhe krijon miqësi të reja me shkencëtarë, shkrimtarë e artistë.

Postimi i Rexhep Qoses:

Rexhep Meidanit, ish Kryetarit të Shqipërisë, anëtarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, intelektualit të shquar largpamës, mikut tim të shtrenjtë ia uroj 76 vjetorin e lindjes me këto fjalë të shqiptuara për të më 24 Maj të vitit 2000, me rastin e botimit të veprës së tij me rëndësi historike “Presidenti Meidani dhe Kosova”

Gëzuar

Kryetari Rexhep Meidani është ndërtues i politikës shkencore në politikën shqiptare.

Intelektual për nga formimi, kultura dhe kërshëria shkencore, ai bën politikën që mbështetet në përvojën, në të dhënat dhe në parimet.

Ndryshe prej politikanëve, që mburren se nuk kanë lexuar ndonjëherë libër shkencor, ai e çmon shkencën si përbërësin themelor të politikës.

Dhe, ndryshe prej politikanëve që jetojnë me mosbesim ndaj intelektualëve e krijuesve, ai ruan miqësi të vjetra dhe krijon miqësi të reja me shkencëtarë, shkrimtarë, artistë; shkon në tubime shkencore e në tribuna intelektuale, në ekspozita, në koncerte e në shfaqje, duke e afirmuar shëmbëlltyrën e shtetarit demokrat ndriçimtar.

Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur...

Igli Tare piketon një lojtar në Portugali, merkatoja e Milanit vijon

Ditë aktive për Igli Tare dhe Milan në merkato. Kuqezinjtë po ndjekin disa pista dhe janë shumë pranë zyrtarizimit të Victor Boniface nga Leverkusen....

I derdhi aksidentalisht pijen një burri, gruaja grushtohet derisa humb vetëdijen

Një nënë e re u rrah deri sa humbi vetëdijen nga një burrë i dhunshëm në një koncert, pasi një pije iu derdh aksidentalisht. Shelby...

19-vjeçarja greke denoncon dy persona se tentuan ta përdhunonin

Një 19-vjeçare greke ka denoncuar se dy persona kanë tentuar ta përdhunojnë në një klub nate në Athinës. Sipas mediave greke, ajo akuzon një efektiv...

Sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur nga familjarët. Në Komisariatin nr.1...

Lajme të tjera

Web TV