Robert de Niro, aktori më i mirë i të gjitha kohëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori hollivudian me origjinë shqiptare u lind në 17 gusht 1943

Robert De Niro Jr. lindi më 17 gusht 1943 në New York City, New York, ShBA. Është aktor, regjisor dhe producent filmi

Sipas analizave të reja, De Niro, ka mposhtur disa prej aktorëve më me zë në Hollywood, midis të cilëve Charlie Chaplinin, Leonardo DiCaprion dhe Clint Eastwoodin.

Sidoqoftë, “Daily Mirror”, ka raportuar se renditja nuk është bërë, bazuar në çmimet e fituara, por bazuar në rolet e ndryshme që ai aktroi. E kjo pozitë megjithatë s’ishte punë e lehtë për të pasi që përgjatë viteve, ka luajtur në disa prej filmave më të mirë.

Njësia, “The Trinity Mirror Data”, ka shikuar 200 filmat më të mirë në botë, bazuar në radhitjen e ueb-faqen imdb.com. te këta filma, aktori duhej të kishte rolin kryesor, duke qenë kështu 1 prej pesë aktorëve të parë në listë.

De Niro kishte më së shumti role, shtatë madje duke qenë aktori kryesor në filmat legjendar si: “Goodfellas”, “Once Upon a Time in America”, “Taxi Driver”, “Raging Bull”, “Heat, Casino”, dhe the “Deer Hunter”.

Kjo i dha përparësi krahasuar me tre rivalet më të afërm, të cilët ishin role kryesore me nga 5 filma.

De Niro vjen prej një familje artiste, nëna e tij Virginia Admiral ka qenë piktore, ati i tij Robert ishte piktor, skulptor dhe poet. De Niro u rrit në pjesën e qytetit të New York City në Little Italy në Manhattan. De Niro ka qënë i martuar dy here. Ka një vajzë, Drina, dhe një djalë, Raphael, nga martesa me gruan e parë Dianne Abbott; dhe dy djem, Julian Henry dhe Aaron Kendrick, nga marrëdhenia e tij me modelen Toukie Smith. Djemtë e Smith dhe De Niro-s janë binjakë, dhe janë ngjizur ne Vitro Fertilization. Në 2004 De Niro u rimartua me gruan e tij te dytë, Grace Hightower. De Niro ka prejardhje nga Italia dhe gjithmone kanë marrë tituj si qytetar nderi por Silvio Berlusconi pretendon se De Niro ka dëmtuar imazhin e qytetareve italian nëpermjet filmave të tij mafioz.

Lexo edhe :  1867 – Alfred Nobeli demonstron për herë të parë dinamitin

Ndërkohë aktori i mirënjohur amerikan ka deklaruar publikisht përkatësinë e gjakut të tij. Në natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij origjinën e përzier që ka. Ndërsa Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i përkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij është nga Siçilia, Italia dhe Shqipëria./En.Br./Fjala.al

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV