Robert De Niro “shpërthen” ndaj Donald Trump: Ai është një përbindësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori fitues i çmimeve, Robert De Niro ndau mendimet e tij për Donald Trump. Ai ishte i ftuar në emisionin “Real Time With Bill Maher” dhe deklaroi se Donald Trump është një “përbindësh”.

Aktori më pas vazhdoi duke thënë se nëse Trump do të merrte sërish frenat në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte një “makth”. “Nuk do ta merrja kurrë për aktor, sepse nuk shoh asgjë të mirë tek ai. Asgjë. Absulutisht asgjë. Nuk ka asgjë pozitive për të”, tha De Niro.

“Nuk dua të ndihem më si atëherë. Mendoj se shumë prej nesh nuk duan”, u shpreh aktori kur kujtoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2016.

“Nuk duhet bërë. Nëse ai fiton zgjedhjet, asgjë nuk do të jetë si më parë. Do të ndodhin gjëra që askush nuk mund t’i imagjinojë. Do të ketë një diktaturë nëse ai bën gjithçka që ai mbron. Besoni në atë që ai thotë! Nuk mund të ndjej simpati për të gjithë ata që e ndjekin Trumpin, sepse pas gjithçkaje që ai bëri, ata duhej të ndryshonin qëndrim. Ndoshta edhe ata janë të pakënaqur, prandaj po e bëjnë gjithë këtë.

Njerëzit duhet të vendosin nëse duan t’i rezistojnë ose thjesht duan që ai t’u thotë se çfarë të bëjnë dhe të kontrollojnë oborrin apo fushën e basketbollit apo çfarëdo qoftë ajo,” vazhdoi ai. “Duhet ta ndalojmë”, tha në fund aktori./E.Ç

Të fundit

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Lajme të tjera

Web TV