Strategjia për vjeshtën dhe dimrin/ Manastirliu: Dyfishohen testimet për Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me ekspertët e shëndetit publik prezantuan ditën e sotme për mediat strategjinë e testimit si dhe gjurmimin e rasteve.

Manastirliu u shpreh se duke filluar nga muaji shtator do të zgjerohen akoma më shumë kapacitetet. Ministrja e Shëndetësisë parashtroi fuqizimin e disa elementëve të rritjes së survejancës. Testimit, gjurmimit dhe kapaciteteve laboratorike.

Gjatë prezantimit të masave për vjeshtë dimër, Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë financimin për të kryer vaksinimin falas të gjithë grupeve të rrezikuara.

“Po bëjmë cdo përpjekje që kemi në dorë, për tju përgjigjur situatës së pritshme në vjeshtë dimër. Struktura jonë kombëtare e testimit duhet të sigurojë që të përballohen kërkesat për testim dhe diagnostikim për qytetarët e dyshuar të prekur nga COVID19. Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të mbulimit me teste, po punohet që nga Shtatori të realizohet dyfishimi i testimeve.

Nga muaji Shtator do të zgjerohen kapacitetet, me pajisje të reja për ekstraktim automatik, sistem të automatizuar për testimin e terrenit, pajisje ftohëse për ruajtjen e mostrave, sistem i integruar për menaxhimin e informacionit në laborator. Jo vetëm do të rrisim kapacitetet në disa laboratorë publikë në vend, por edhe do të rrjetin e laboratorëve COVID-19 në bashkëpunim me sektorin publik dhe privat.

Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe shumëfishimi i vaksinave falas kundër gripit, për të mbuluar të gjithë grupet e riskuara, të përcaktuara nga ekspertët e ISHP, që nga personeli shëndetësor, tek të moshuarit, edukatorët, arsimtarët, fëmijët 2-5 vjeç, etj, me vaksinën e gripit falas”, u shpreh Manastirliu.

Të fundit

Lapaj e ngatërron Ramën me Pilinçin

Ardit Rada Në politikën shqiptare ka gjithmonë vend për një lajm të madh që nuk është lajm. Për një histori...

Gonxhja: 26.5 mln euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara...

Ish-të dënuarit politikë, del lista e dosjeve të përfituesve të këstit të pestë

Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën...

Dita Botërore e Qenit: Pse duhet të mblidhni gjithmonë jashtëqitje qeni!

Në Ditën Botërore të Qenit, po shpjegojmë të gjitha arsyet (edhe ato që nuk i keni menduar ende) pse nuk duhet ta lini jashtëqitjen...

Dy vëllezër të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Interpol Roma i arreston

Dy vëllezër të shpallur në kërkim për disa vepra penale, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Policisë...

Lajme të tjera

Web TV