Tefik Osmani njihet si një ndër futbollistët me batuta epike ndaj rivalëve në Kategorinë Superiore dhe para pak ditësh i dha lamtumirën futbollit të luajtur.
Por, së fundmi kemi zbuluar se Osmani nuk di të zhytet me kokë në det dhe këtë gjë na i ka treguar zëvendëspresidenti i Skënderbeut Arlind Boshku përmes një video të postuar në rrjetet sociale.
35-vjeçari ka frikë të hidhet në det me kokë dhe ndërkohë që edhe kur merr guximin për t’u hedhur bën një zhytje shumë të shëmtuar.
“Tefik mora vesh lajmin që e le futbollin e luajtur! Mirë e bëre! Si në fushë edhe në det njësoj ishe! ???” shkruan Arlind Boshku krahas videos./En.Br./Fjala.al