Zgjidhja e ngërçit në Kakvijë/Rama: Mos u nisni pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme

Pas zgjidhjes së ngërçit në Kakavijë, duke kaluar në Greqi të gjitha makinat që prisnin në radhë prej disa ditësh, ka ardhur një reagim dhe nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale ka falënderuar të gjitha ata që kanë kontribuar në zgjedhjen e kësaj krize në pikën kufitare të Kakavijës.

Gjithashtu iu uron qytetarëve rifillim normal të jetës së përditshme dhe i këshillon të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme.

Reagimi i plotë: 

? FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim megjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë?????

U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme?

Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid19❤️

/En.Br./Fjala.al

Lexo edhe :  “Diella e sigurt që do gabojë me tenderat”, eksperti i IT tregon se si do funksionojë