E rëndë, foshnja gjendet i pajetë në një kazan plehrash tek “Ali Demi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në rrugët e kryeqytetit ku një foshnjë e pajetë është gjetur pranë koshave të mbeturinave.

Ka qenë një kalimtari i rastit ai që ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër në një kazan mbeturinash, është gjetur një foshnje e seksit mashkull i pa jetë.

Nuk dihet koha kur ka lindur pasi fëmija ishte mbyllur në një kuti kartoni.

Hetimet e policisë pritet të zbulojnë se kush është nëna e foshnjës dhe se si ka përfunduar në plehra.

Dyshohet se foshnja mund të jetë produkt i një lidhje ilegale, çka dyshohet se foshnja mund të jetë hedhur për të fshehur gjurmët.

Foshnja e pajetë është transportuar në morg për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV