Gazetari i BBC rrëfen si intervistoi Edi Ramën pasi e rrahën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur Ilir Kadia, i cili për një kohë të gjatë ka qenë korrespondent i BBC në Shqipëri, është bërë nostalgjik dhe ka kujtuar kohën e një interviste jo të zakonte me Edi Ramën.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kadia shkruan se i ka mbetur në mendje pëshpërima e Edi Ramës, pasi u rrah keqas, në mikrofonin e BBC, dhe që dilte nga ajo pak hapësirë mes buzëve të çara e ënjtura që kishin bërë të ish një mjekër dhe hundë.

Kadia kujton se në atë kohë Rama denoncoi, ashtu me gjysmë fryme, Presidentin e kohës Sali Berisha dhe lajmi mori dhenë.

Komenti i plotë i Ilir Kadias

Për çfarëdo “arsye” ata që rrahën keqas Edi Ramën në shtatorin e 18 viteve më parë ishin kriminelë! Më ka mbetur në mendje pëshpërima e tij në mikrofonin e BBC që unë mbaja dhe që dilte nga ajo pak hapësirë mes buzëve të çara e ënjtura që kishin bërë të ish një mjekër dhe hundë!

Ai denoncoi, ashtu me gjysmë fryme, Presidentin e kohës Sali Berisha dhe lajmi mori dhenë! Tani që është kryeministër unë nuk arrij ta kuptoj pse ai i mban kaq afër vetes kriminelët që çajnë buzë deputetësh në Kuvend e shtien me kobure mbi popull?! Përnjimend nuk e marr vesh!

Kështu shkruaja në 6 Shtatorin e 2015 kur një deputet rilindas i asaj kohë qëllonte mbi popull me armë ndërsa të tjerë deputetë rilindas,aleatë të krimit, shpalosin grushta në kuvend!Më kujtuan atëherë rrahjen e Edi Ramës që ashtu të gjakosur hundë e buzë e përcolla në BBC e ngjarja mori dhenë!

Sot prap po e botoj se i tronditur jam nga lajmi se Adashin tim Ilir Vrenozi, kundërshtarin e njohur të Edi Ramës e paskan goditur si atë dikur! Dhe nuk është e para herë!Nuk e ka goditur Edi Rama si edhe atëhere atë nuk e goditi Sali Berisha por…Na mbro nga kriminelët o Edi Rama!

Lexo edhe :  1918 – Fundoset Carpathia, anija që sfidoi fatin dhe shpëtoi Titanikun

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali...

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të operacionit "Siguria Detare" janë kontrolluar...

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta. Sipas policisë, i plagosuri...

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje...

Zbulohet mesazhi që prishi akordin e Nico Williams te Barcelona

Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që...

Lajme të tjera

Web TV