Grabitën klandestinët dhe plagosën njërin prej tyre, arrestohen dy persona (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 2 gusht, ku u grabitën katër emigrantë të paligjshëm dhe njëri prej tyre u plagos me mjet prerës.

Si rezultat blutë e qytetit juglindor kanë arrestuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Pas hekurave kanë përfunduar shtetasit R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”) dhe E. B., 25 vjeç, banues në Vlorë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

“Ndalimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 4 shtetasve të huaj, të cilët pasi i kanë marrë në një automjet, në afërsi të fshatit Drenovë, iu kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe kanë goditur me mjet prerës njërin prej tyre i cili mori mjekimin e nevojshëm pranë Spitalit Rajonal Korçë.” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” të kryera në bashkëpunim./En.Br./Fjala.al

https://youtu.be/6lXNNsIF2aE

Të fundit

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo...

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej". Rama thotë se janë kryer...

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një...

Hap i madh në karrierë, Raul Sabliqi transferohet te Cecina në Serie B italiane

Raul Sabliqi ka bërë hapin e madh në karriere duke u transferuar te skuadra e Cecina Volej në Serie B italiane. Volejbollisti që fitoi gjithçka...

1793 Paris, Francë – Hapet zyrtarisht Luvri, muzeu me mbi 380,000 objekte

Më 10 gusht 1793, gjatë trazirave të Revolucionit Francez, u hap për herë të parë për publikun Musée du Louvre – muzeu më i...

Lajme të tjera

Web TV