Rama “kthen” Amarcord. Nderim për firmëtarin e pavarësisë Ferit Vokopola

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot, përmes rubrikës “Homazh”, firmëtarin e pavarësisë, Ferit Vokopola.

“Ferit Vokopola u lind në Vokopolë të Beratit me 18 gusht 1887. Për këtë firmëtar të Pavarësisë e kësisoj një nga baballarët e kombit, mund të thuhet me plot gojën se ishte një shqiptar i mirë, i ndershëm dhe i ditur. Të ishe e të jesh i tillë shqiptar nuk ka qenë e nuk është pako gjë. Është thuajse gjithnjë e sekëlldisshme, për të thënë më të paktën e për zotin Ferit ishte një kalvar”, shkruan Rama.

Ai tha se “Ferit beu, frymën e veprimtarisë dhe përkushtimit e merrte nga dy mushkëri: nga mistika e atdheut dhe nga mistika e besimit të tij fetar”.

“Prej shehlerëve rufai, një prej të cilëve ishte vetë, ky shqipërues i frymëzuar i Kuranit të shenjtë dhe i penës së hollë të teologjisë islame, përftoi sensin e sintezës që sufizmit ndër shqiptarë i dha një hov të ri. Ndërsa prej Rilindasve dhe burrështetasve të parë shqiptarë ai mori vokacionin, edhe ky gati fetar, të shërbimit ndaj atdheut dhe më tutje shtetit të shqiptarëve”, shtoi Rama.

“Fenë dhe shtetin, në shembullin e doktorëve të mëdhenj të monoteizmës, i kuptoi drejt si të dallueshëm mes njëri tjetrit, por edhe të afrueshëm duke pasur njëlloj në fokus gjindjen dhe të mirën e përbashkët. Besimtar dhe i ndërgjegjshëm kësodore, ai nuk u impresionua nga portofolet ministrore që ju mirëbesuan dhe kurdoherë diti t’i linte siç i ishin dhënë, pa drama, hatërmbetje apo pazare”, shtoi Kryeministri.

Rama tha se “deri sa ndërroi jetë, fitoi një respekt të pakushtëzuar nën regjimet e njëpasnjëshme duke ua imponuar respektin, pa britma e protagonizma edhe vetë elitave kameleontike shqiptare”.

“Lëvroi zhanre nga më të ndryshmet, shkëlqeu edhe pse diskret në publicistike, përktheu nga Orienti i komplikuar në gjuhën e thjeshtë e të qëruar shqipe, vepra themelore dhe ndihu ta ngrinte teologjinë islame e mistikën e besës së Profetit, pothuajse në një disiplinë universitare. Thuhet për të se ishte i urtë, rigoroz, epërsisht i mirësjellë, me një kulturë që e spikaste në çdo mjedis. Ishte, me fjalë të tjera, një shqiptar i mirë, i ndershëm dhe i ditur. E prandaj edhe i rrallë e frymëzues”, përfundon Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Gjesti i jep fund lidhjes me Eglin? Ish-banorët fshijnë postimet me njëri-tjetrin

Situata mes Egli Takos dhe trajnerit të saj të dikurshëm, Mario Olldashit, ka marrë një vëmendje të madhe mediatike, duke nxitur kureshtjen e publikut...

Shqipëria pranohet si vend pjesëmarrës i asociuar në nismën e “Tri Deteve”

Presidenti Bajram Begaj, bëri të ditur sot nga Varshava pranimin e Shqipërisë si vend pjesëmarrës i asociuar në Nismën e “Tri Deteve”, një...

Lajme të tjera

Web TV