Video/ Turp, në Gjirokastër turistëve të huaj u serviren librat e Enver Hoxhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po flasim për Enver Hoxhën, për atë që instaloi në Shqipëri për 45 vite me radhë diktaturën, nga i cili vuajtën 100 mijë shqiptarë, ku u përndoqën, pushkatuan, persekutuan, burgosën e përdhunuan.

Por pavarësisht kësaj në pazarin e Gjirokastrës shumë turistëve të huaj që kanë zgjedhur këtë qytet për të vizituar u serviren librat që flasin për Enver Hoxhën.

Kjo është bërë e ditur përmes një video të postuar në rrjetin e tij social Facebook, nga avokati i njohur shqiptar Kujtim Cakrani.

“Në pazarin e Gjirokastrës helmojnë turistët e huaj me librat e shokut Enver dhe aktivitetin e tij terroristë! “Popull me sindromën e Stocholmit””, shkruan avokati Cakrani.

Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet e Shqipërisë, gjatë regjimit komunist 59.009 shqiptarë u internuan në kampe përqendrimi, 7.022 humbën jetën gjatë internimit, 34.135 shqiptarë u burgosën si të dënuar për arsye politike, 984 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e regjimit, 6.027 shqiptarë janë vrarë gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ndërsa rreth 6.000 rezultojnë si të zhdukur.

Ndërkohë, u dëbuan nga qytetet kryesore dhe zonat kufitare me dhjetëra e mijëra banorë, të cilët konsideroheshin si kundërshtarë apo të rrezikshëm për regjimin, ndërsa u ekzekutuan edhe ata persona që tentonin të kalonin ilegalisht kufirin për t’u arratisur nga vendi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV