Izraeli kundërshton shitjen e avionëve F-35 Emirateve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli do të kundërshtonte çdo shitje të avionëve luftarakë amerikanë F-35 Emirateve të Bashkuara Arabe pavarësisht përparimit në marrëdhëniet me këtë vend, tha të martën kryeministri Benjamin Netanyahu, duke përmendur nevojën për të ruajtur epërsinë ushtarake të Izraelit në rajon. Deklarata pasoi një artikull të botuar në gazetën izraelite “Yedioth Ahronoth” se administrata e Presidentit Donald Trump po planifikon një marrëveshje “gjigante” me Emiratet e Bashkuara Arabe për shitjen e avionëve F-35, pas angazhimit të ndërmjetësuar nga Uashingtoni për të normalizuar lidhjet e këtij vendi me Izraelin.

Ambasada amerikane në Jeruzalem dhe përfaqësuesit e qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente. Palët kanë rënë dakort dekada më parë që Uashingtoni nuk do të shiste armë në Lindjen e Mesme që mund vinin në rrezik “avantazhin ushtarak cilësor” të Izraelit.

Këtu përfshiheshin edhe edhe për avionët F-35, shitja e të cilëve u ishte mohuar shteteve arabe, ndërsa Izraeli ka blerë dhe i ka dislokuar ato. Në bisedimet për marrëveshjen e normalizimin të marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe, “Izraeli nuk e ndryshoi qëndrimin e tij të vazhdueshme kundër shitjes ndaj çdo vendi të Lindjes së Mesme të armëve dhe teknologjisë së mbrojtjes që mund të ndryshojne ekuilibrin ushtarak”, bëri të ditur zyra e zotit Netanjahut. Kushtërshtimi përfshin edhe avionët F-35, shtohej në deklaratë.

Administrata Trump ka sinjalizuar që Emiratet e Bashkuara Arabe mund ta mbyllin një marrëveshje për shitjet armësh amerikane pas njoftimit të normalizimit të marrëdhënieve të enjten e kaluar.

Ministri izraelit i Energjisë Yuval Steinitz, vëzhgues për çështje të sigurisë në kabinetin Netanjahu, vuri në dukje se administratat e shkuara amerikane u kanë shitur “kundër dëshirës se tyre (Izraelit)” Emirateve të Bashkuara Arabe aeroplanë luftarakë F-16 më të përparuar sesa ato që zotëron Izraeli si dhe aeroplanë luftarakë F-15 Arabisë Saudite. Edhe nëse Uashingtoni do t’i shesë F-35 Emiratave të Bashkuara Arabe, zoti Steinitz tha për stacionin radiofonik publik “Kan” se ata nuk do të kishin gjasë të paraqisnin rrezik për Izraelin pasi distanca mes vendeve është më shumë se dyfishi i distancës që mund të përshkojë avioni pa u furnizuar me karburant.

Lexo edhe :  SPAK nis hetimet për një grup personash në Kukës, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit

“Do të doja të siguroja se çdo F-35 që përfundon, tek Emiratet e Bashkuara Arabe, kërcënon Iranin shumë sesa ne”, tha ai, duke përmendur një armik të përbashket për Izraelin dhe shumë vende arabë të Gjirit duke shtuar se “Izraeli megjithatë nuk do të ishte i lumtur me këtë gjë pasi gjithmonë dëshiron që të jetë i vetmi në rajon me arme të tilla”./VOA

Të fundit

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. ne perditesim…

Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Me anë të një...

Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë...

Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, pritet të zgjidhet presidenti...

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lajme të tjera

Web TV