Ndeshja e anuluar, Prishtina dhe FFK-ja presin fitoren ndaj ekipit ndaj Gjibraltarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Futbollit “Prishtina” ka deklaruar se kanë qenë autoritetet e shtetit të Gjibraltarit ato që nuk lejuan zhvillimin e ndeshjes me Linkoln Red Imps, dhe jo UEFA. Në një njoftim të klubit të kryeqytetit të Kosovës për anulimin e ndeshjes paraeliminatore për Ligën e Evropës, Prishtina ka deklaruar se i plotësonte kushtet për zhvillim të ndeshjes.

Takimi i së martës u anulua për shkak se 8 futbollistë të Prishtinës rezultuan pozitivë në testimet për koronavirus, të kryera nga autoritetet e kolonisë britanike. “FC Prishtina, sipas rekomandimeve të UEFA-s, ishte testuar paraprakisht 3 dhe 4 ditë para ndeshjes më 14 dhe 15 gusht 2020”, – thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

“Të gjitha rezultatet e IKSHPK-së për 41 personat e delegacionit të klubit kishin rezultuar negative, me raport të plotësuar zyrtar, – vijon më tej njoftimi. – Sipas rekomandimeve të UEFA-s, testi i ndeshjes duhet bërë 72 orë para fillimit të takimit dhe i njëjti është bërë në mjediset e aeroportit të Gjibraltarit me të mbërritur skuadra të hënën e 17 gushtit.

Pas më se 27 orëve, skuadra ka marrë rezultat e laboratorit të licencuar nga UEFA, “Synlab”, ku kanë rezultuar se 8 futbollistë janë pozitivë me “Covid-19”. FC Prishtina i kishte në dispozicion 14 futbollistë (pa dy portierët rezervë) dhe plotësonte kushtin e protokollit të UEFA-s.”

“Kusht që parashikon se ndeshja mund të zhvillohet me të paktën 13 futbollistë, – ka vijuar klubi nga Kosova. – Por, autoritetet e alarmuara të Gjibraltarit nuk kanë lejuar një gjë të tillë, me aq sa klubi është i informuar nga delegati i ndeshjes. Delegati i ndeshjes dhe vetë UEFA zyrtare nuk ka marrë asnjë vendim.

FC Prishtina njofton se të gjitha kërkesat nga UEFA janë përfillë me përpikëri. Konsiderojmë, se sipas protokolleve të kërkuara nga UEFA, ndeshja është dashur të zhvillohet. FC Prishtina i ka bërë të ditur në komunikim direkt delegatit të UEFA-s, ndërsa shumë shpejtë do të informojë edhe zyrtarisht organit më të lartë të futbollit evropian.”

Prishtina ka njoftuar se do të testojë sërish delegacionin e saj pas rikthimit në kryetyetin e Kosovës dhe, pasi të krahasojë rezultatet e testeve, do të ngrejë zërin deri në instancat më të larta të futbollit evropian. Ndërkohë, edhe Federata e Futbollit të Kosovës ka thënë se ndeshja e Prishtinës me Linkoln Red Imps, duhej të zhvillohej edhe pse 8 futbollistë të saj rezultuan pozitivë në testet për virusin korona.

Lexo edhe :  Goli i Jamal u zgjodh si më i bukuri, në rrjet kontestojnë votimin e Ligës së Kombeve

Në një reagim, FFK-ja ka kritikuar edhe UEFA-n për moslicencim të asnjë laboratori për kryerjen e testeve për “Covid-19” në Kosovë. Në njoftimin e FFK-së theksohet se Prishtina ishte e gatshme për lojë.

Dhe se ajo kishte lojtarët e mjaftueshëm në dispozicion, në përputhje me rregulloren e UEFA-s për ndeshjet gjatë epidemisë. Megjithatë, sipas njoftimit, autoritetet e Gjibraltarit pamundësuan zhvillimin e ndeshjes, që më pas u pezullua.

“FFK konsideron që kjo ndeshje duhej të luhej dhe do t’i qëndrojë përkrah klubit të Prishtinës që vendimi i UEFA-s të jetë i drejtë dhe i arsyeshëm dhe të mos jetë në dëm të klubit tonë, – thuhet në reagimin e organizmit që qeveris futbollin në Kosovë. – Ne, si Federatë, dhe klubet tona jemi në situatë të vështirë, duke pasur parasysh faktin se UEFA nuk ka licencuar asnjë laborator për kryerjen e testeve për Covid-19 në Kosovë.”

“Ndërkohë, në vendet fqinje ku janë të licencuar laboratorët e tillë nuk është e mundshme lëvizja për shkak të mbylljes së kufijve, – vijon reagimi në fjalë. – Po ashtu, është e çuditshme se si rezultuan 8 futbollistë pozitivë, kur para nisjes për në Gjibraltar në testet e kryera nga IKSHPK të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativë.

FFK-ja shpreson që kësaj radhe organet e UEFA-s do të jenë më vigjilente dhe do ta kenë parasysh situatën në të cilën ndodhemi në këtë epidemi dhe në fund do të marrin vendim të merituar, duke pasur parasysh se FC Prishtina ishte pro zhvillimit të ndeshjes dhe kishte numër të mjaftueshëm të futbollistëve të gatshëm për lojë.”

Para Prishtinës, për shkak të rasteve me virusin korona e pësoi edhe kampionia i Kosovës, Drita. Ndeshja e saj ndaj Linfilldit, në finalen e fazës paraeliminatore të Ligës së Kampioneve u humb në tavolinë nga ekipi i Kosovës, me rezultat zyrtar 0-3, pasi disa futbollistë i rezultuan pozitivë në testet për “Covid-19”. Ndërkohë, në rrezik është edhe klubi tjetër i Kosovës, Gjilanit, që do ta luajë në “San Marino” ndeshjen e tij në kuadër të turit paraleminator të Ligës së Evropës.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: Kush mund të durojë më shumë dhimbje?

Izraeli dhe Irani janë tashmë të përfshirë në një përballje që do të testojë durimin e tyre ndaj dhimbjes dhe gatishmërinë për të përshkallëzuar...

Lajme të tjera

Web TV