VIDEO/ “Kërcet” keq grushti në Delvinë kundra hapjes së një guroreje

Tensione janë shënuar ditën e sotme në fshatit Bajkaj të Delvinës, pasi banorët e fshatit janë kundër hapjes së gurores.

Ata kanë protestuar sot në vendin ku planifikohet të hapet gurorja teksa ka pasur edhe një përplasje fizike me përfaqësuesit e firmës. Banorët pretendojnë se ajo do të sjellë shkatërrim të natyrës dhe ndotje të mjedisit dhe kanë nënshkruar edhe një peticion ku kanë kërkuar që gurorja mos hapet në fshatin e tyre

Guroja do të hapet në një ish-zonë ushtarake 96 mijë metër katrorë në Qafën e Breshërit.

Siç mund ta shihni dhe në pamjet e mëposhtme, duket një turme njerëzish të cilët konfrontohen me njëri- tjetrin.

E pranishme në vendngjarje, ka qenë e pranishme dhe nënkryetarja e Bashkisë së Delvinës, për të qetësuar situatën e ndezur tashmë në Bajkaj./En.Br./Fjala.al

https://youtu.be/Imn4MLZwNMU