1978/Uzina 12 e metalurgjikut nisi punën me vdekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Dervishi

Kombinati Metalurgjik i Elbasanit ndoshta ka shënuar shifrën më të lartë të aksidenteve dhe vdekjeve në punë. Përveçse një kotësi ekonomike me kosto të lartë dhe ekologjikisht tejet i dëmshëm, mbetet pjesë e një studimi, numri i saktë i atyre që vdiqën apo humbën aftësinë për punë në këtë varr gjigand afër qytetit të Elbasanit.

Për t’u kujtuar është fakti se metalurgjiku nisi më 25.11.1962, me ndërtimin e Uzinës së Petëzimit, ndërsa pas disa vitesh, më 16.10.1971, Mehmet Shehu në prani edhe të ambasadorit kinez, Liu Xhen Hua, vendosi gurin e parë në veprën e re.

Uzina 12 ishte pjesë përbërëse e Kombinatit Metalurgjik, i cili me vendimin e datës 9.10.1978 të Komitetit Qendror të PPSH-së, mori emrin “Çeliku i partisë”. Uzina kishte oxhakun më të lartë të ndërtuar në Shqipëri, 120 metra.

Ajo prodhonte koncentratin e hekurit për Uzinën e Gizës, si dhe karbonatit bazik të nikelit për Uzinën e Nikel Kobaltit. Uzina 12 punonte me mineralin e hekur-nikelit që vinte nga minierat e Pishkashit, Përrenjasit, Bushtricës, Gurit të Kuq.

Uzina kishte 62 kuadro e rreth 1550 punëtorë. Ajo punoi deri në vitin 1991. Deri këtë kohë, me tymin e kuq karakteristik ishte ndotësi më i madh për qytetin e Elbasanit dhe gjithë zonën.

Provat e para për vënin në shfrytëzim të uzinës u bënë në qershor 1978. Më 15.8.1978 filloi punë reparti i gazit, por puna nuk vazhdoi ndonjë aksident i rëndë. Puna rifilloi në qershor 1979.

Komunikata nr.192, datë 16.8.1978 e MPB-së, njoftonte ngjarjen e rëndë në Elbasan:

“Më 15.8.1978, ora 14.30, gjatë vënies në funksion të linjës së oksigjenit në repartin e oksigjenit në repartin e gazogjenit të Uzinës nr.12 në Kombinatin Metalurgjik, plasi tubacioni i rregullatorit Gë103-IX dhe si pasojë u aksidentuan 8 punonjës. Prej tyre vdiqën në spital:

Lexo edhe :  1991 – Vrasja e Libero Grassi: Një qëndrim i guximshëm kundër Mafias në Sicili

-Ibrahim Krasniqi nga Fieri, inxhinier.

-Ludmilla Tim Nikolla, 25 vjeç, lindur e banuese në Durrës, inxhiniere kimiste.

Janë në gjendje të rëndë:

-Kostika Kristofor Mihali, 24 vjeç, lindur e banues në Tiranë, inxhinier kimist.

-Xhafer Xhemal Lloshi, vjeç 30, lindur e banues në Elbasan, elektricist.

-Mustafa Jaup Kana, vjeç 35, lindur e banues në Elbasan, kipist, anëtar partie.

-Luiza Ded Mëhilli, vjeç 24, lindur në Shkodër, e banues në Cërrik, inxhiniere kimiste.

-Llazar Gjata, vjeç 23, lindur e banues në Elbasan, kipist.

-Floresha Abaz Koçiu, vjeç 19, lindur e banues në Elbasan, kipiste”.

Komunikata nr.193, datë 17.8.1978 e MPB-së, bënte të ditur se nga gjashtë të aksidentuarit kishin vdekur Kostika, Mustafai, Luiza dhe Floresha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

JJ Thomson, njeriu që i dha botës elektronin dhe frymëzoi gjenerata të tëra shkencëtarësh

Në fund të shekullit XIX, në laboratorin Cavendish të Universitetit të Cambridge-it, një burrë i qetë dhe i përulur...

Berisha fsheh faturën për LaCivita: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut...

Bullfights, balet dhe hot jazz: brenda teatrit skandaloz të Pikasos për seks dhe vdekje

E njohur për portretet e tij kubiste, gjenialiteti spanjoll krijoi edhe kostume për Ballets Russes dhe adhuronte intensitetin e korridave. Një ekspozitë e re...

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal,...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Lajme të tjera

Web TV