EMRAT/ OFL “zbarkon” në Korçë, katër persona duhet të deklarojnë pasurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të deklarojnë pasurinë katër të dënuarve në Korçë.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• I. H., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;

• A. P., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• O. P., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• M. L., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Për herë të parë në 35 vite, në Elbasan nuk pati asnjë vrasje gjatë 2024-ës

Për herë të parë në 35 vite, gjatë 2024-ës në Elbasan nuk ka pasur asnjë vrasje. Ishte Drejtori i Përgjithshëm...

Mbyllja e USAID nga miliardieri Elon Musk, shpërthejnë protestat në SHBA

USAID është targetuar për mbyllje nga miliarderi Elon Musk, i cili është ngarkuar nga presidenti. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, i cili...

Tifozët e Besiktas brohorasin emrin e Ernest Muçit, sulmuesi i befason me super gol

Ernest Muçi shënoi një gol magjik sot, ndërsa Besiktas fitoi përballë rivalëve të Kirklarelispor. Sfida pati vlerë për raundin e dytë në Kupën e...

Alarmante! Akujt po shkrihen me ritme të shpejta, rriten temperaturat në Polin e Veriut

Temperaturat në Polin Verior u rritën më shumë se 20 gradë Celsius mbi mesataren të dielën, duke kapërcyer pragun e shkrirjes së akullit. Temperaturat në...

Shakohoxha: Në ndeshjen në 2014, serbët ishin përgatitur për luftë

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U21 të vitit 2027. UEFA e miratoi kandidaturën e përbashkët të dy vendeve në...

Lajme të tjera

Web TV