Nga Blerina Ruka
Toronto – Kanada
Në komunitetin shqiptar në Kanada, Diana Beqari Pushi është një emër që ka krijuar profesion unik brenda profesionit. E lidhur me shpirtin, me njohjen thellësisht të trupit, fizikut e terapisë mentale, Diana ka pak kohë që i ka thyer rregullat e një jete të zakontë. Përtej një dite që mbushet me punë të lodhshme, orë të zgjatura në zyrë, rikthim në familje, gatim, e çdo detyrë shtëpiake që mund të ketë një grua, Diana ka kthyer sytë nga vetja. Duke eksploruar në shkenca të reja të zbërthimit të fuqisë humane për gjetjen e mjaft përgjigjeve në trup, ajo tashmë ka parë dritë në tunelin e saj, ajo zbuloi si funksiononte mjekësia energjetike. Sigurisht që një histori jete e ka bërë të reflektojë ndryshe dhe të vlerësojë vetëdashurinë. Diana dhe familja e saj kanë emigruar prej 20 vitesh në Kanada. Ashtu si edhe të tjerët, shoku kulturor e ka prekur edhe atë duke përjetuar ndryshime të detyrueshme në jetën e saj. Ndoshta nuk ka qenë momenti i duhur, ndoshta as ajo nuk ishte gati, por realiteti ecte aq shpejt, sa ajo nuk kishte shumë kohë për të menduar nëse do t’i pranonte “të rejat” apo jo. Prej disa kohësh, Diana dhe vajza e saj, Kejdi drejtojnë “The Reborn Experience”, një platformë për të suportuar njerëzimin në një jetë më të shëndetshme, të kenaqshme dhe të begatshme. Të dyja thellësisht të trajnuara dhe të apasionuara mbi metodat dhe shkencën e përparuar të zhvillimit e të potencialit njerëzor. Nuk është shumë e dukshme se cila prej të dyjave është mësuesja dhe cila nxënësja, por ama kanë një harmoni të plotë energjike, duke krijuar një hapësirë të fuqishme transformuese për njeriun.
Diana, çfarë arrin njeriu nëpërmjet meditimit?
Rreth 5000 vjet më parë, njerëzit filluan të shfrytëzojnë qetësinë e brendshme të meditimit për të rikrijuar inteligjencën e tyre të brendshme. Ka qenë pjesë e shumë praktikave të lashta, që nga India, Tibeti, Kina, Japonia, Amerika e Jugut dhe më gjerë. Kohët e fundit ka shumë ikona dhe liderë frymëzues të ditëve të sotme si Paramahansa Yogananda, Deepak Chopra, Gandhi e, madje, edhe Russell Simmons, Steve Jobs dhe Oprah, që përdorin meditimin për të krijuar rezultate të jashtëzakonshme. Ajo që mund të mos dini është se studimet më të fundit provojnë se përfitimet e meditimit shkojnë edhe më thellë pritshmërisë. Për shembull, një hulumtim tregon se meditimi fizikisht forcon trurin, duke përfshirë zmadhim e pjesës corikale, rrit dendësinë e materies gri, përmirëson mekanizmin e materies së bardhë.
Sipas jush, a është natyra një lidhje mes njeriut dhe universit?
Natyra, njeriu dhe universi janë një, por natyra e shumëfishon aftësinë e njeriut e cila lidhet me botën e tij të brendshme me anë të bukurisë e padukshmërisë së universit.
Gjithë njerëzimi është një pikturë e bukur frymëmarrëse, e përbërë nga 7 miliardë copa të mahnitshme dhe unike. Bukuria e kolektivitetit të njerëzimit përbëhet nga secila prej atyre pjesëve unike. Ne të gjithë e dimë se dashuria jonë është e rëndësishme, dhe se si dashuria mund të ndihmojë në shërimin e botës.
Sigurisht, ne kemi shumë punë për të bërë këtu në planet. Njerëzit duhet të ushqehen, mbrohen, edukohen, çlirohen, duan dhe të strehohen.
Por ne, do të jemi shumë më efektivë në bërjen e gjithë kësaj dhe në krijimin e një bote të re, nëse shprehim plotësisht pjesën tonë të pikturës dhe që të jemi në gjendje ta shprehim plotësisht, ne duhet ta kuptojmë dhe realizojmë veten në radhë të parë.
Çfarë ofron programi “The Reborn Experience”?
Ofron konsultime private, kurse online dhe ekperienca të formës “retreat”, për një rigjenerim dhe transformim të mendjes, trupit dhe shpirtit. Ne përdorim metoda dhe teknika bashkëkohore, si EFT, hypnotherapy, neurolanguage programim, systemin e Manualit/Kodit Njerëzor etj. Në këtë program integrohet teknika EFT me analizën e Kodit Njerëzor, duke identifikuar sfidat individuale që tregon kodi unik i njeriut, dhe përcaktojmë rrugën më të lehtë që sjell shëndet dhe sukses.
A mendoni se energjia e Kejdit është nga mosha e saj apo ajo ka sekrete të lindura?
Çdo njeri lind me një qëllim në jetë dhe duket qartë edhe qëllimi i Kejdit, e kjo mendoj se është e konfirmuar edhe nga manuali njerëzor, por edhe nga mentorët e saj që të iniciojë njerëzit nëpërmjet ekperiencave të forta, t’i bëjë ata të mendojnë më shumë për veten e tyre, dhe ky është një qëllim kolektiv. Kur relizohet kjo? Kjo fillon që në vegjëlinë e saj, pra duket se gjërat janë edhe të lindura. Kjo i ka shërbyer asaj që në moshën 13-vjeçare, nga e cila u dallua një aftësi vëzhguese që edhe njerëzit të ndiheshin mirë. Unë besoj se kjo është një cilësi që shumë njerëz e kanë, por thjesht pritet ta zbulojnë te vetja, ndjesinë e brendshme dhe kontaktet e padukshme. Misioni i jetës së Kejdit, e cila është këtu për të krijuar një transformim shpirtëror, për të njohur veten, si të përdorësh potencialin shpirtëror (reborn), ka forma shpirtërore, ka forma të shkencës së trurit. Forma shpirtërore duket se është më e shkurtra, shpirti yt është identiteti yt, natyrale dhe kozmike.
Në këtë moment, ajo është edhe duke “lancuar” programin e saj online 8-javor “ Zgjohu”, me një kurrikul dhe praktika të veçanta për meditimin, krijimin e sinkronicitetit dhe manifestimit të dëshirave e qëllimeve tona, dhe zhvillimin e intuitës për një vendimarrje për të pasur një jetë të sukseshme.
Njerëzit më të suksesshëm dhe më të lumtur, e kanë zotëruar intuitën si një aftësi dhe ka qenë mjaft surprizë për mua, për të gjetur në udhëtimin tim, se sa prej tyre janë duke punuar fort për zhvillimin dhe thellimin e saj (intuitës).
Thelbi i intuitës është të na zhvendosë në praninë fizike dhe të na lidhë me inteligjencën e trupit tonë.
Grupi i studentëve do të jetë i vogël, në mënyrë qe t’i japim vëmendje të plotë secilit pjesëmarrës.
Mund të na kontaktoni me email ose telefon për regjistrimin në këtë program.
A e keni gjetur ju lumturinë tashmë?
Jeta është një rrugëtim në zhvillim, që do të thotë ka edhe shumë sfida. Lumturia është një koncept që varet nga këndvështrimi ynë në jetë.
Unë besoj më shumë në një jetë të menaxhueshme nga dallgët e jetës e të plotësuar shpirtërisht.
Nëse doni të kontakoni me Dianën apo Kejdin, i gjeni këtu:
experience@rebornidea.com
/Fjala.al/Ke.Ba