Nga festa në spital, detaje të reja nga aksidenti me 6 femra të plagosura në Krujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentit e ndodhur mbrëmë në orët e vona në Krujë ku 7 persona kanë mbetur të plagosura si rezultat i përplasjes së tre automjeteve.

Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se 5 femrat që udhëtonin me automjetin tip ‘Pezho’ kanë lënë spitalin sot pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se ato kishin dalë për një darkë së bashku për të festuar dhe po ktheheshin në banesat e tyre në momentin e aksidentit. Nga hetimet rezulton se drejtuesja e mjetit nuk ka konsumuar alkool.

Ekspertiza për shkaqet e aksidentit nuk ka dalë akoma, por nga hetimet paraprake, fillimisht është përplasur ‘Benzi’, ku udhëtonte vetëm një vajzë, me ‘Audin’, më pas ‘Pezho-ja’ ka ardhur me shpejtësi dhe është përplas lehtë me ‘Audin’.

Sipas informacioneve tre automjetet kanë qenë me shpejtësi, por fatmirësisht të plagosurat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja e tre makinave, ka përfunduar me shtatë vajza dhe gra të plagosura në Krujë. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 00:10 të mesnatës, sapo kishte hyrë e premtja.

Në Derven, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe me mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen O.S.

Për pasojë janë lënduar drejtuesja dhe pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset Ornela Osmani, 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe, A.B., 21 vjeçe dhe Alketa Volaj, 33 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjermani/ Rënie prej 50% e kërkesave për azil në gjysmën e parë të vitit 2025

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, numri i kërkesave për azil në Gjermani ra ndjeshëm në gjashtë muajt e parë...

Fluks pushuesish në Velipojë, mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe Rajoni frekuentojnë bregdetin e Velipojës për të shijuar natyrën, ushqimin tradicional dhe mikpritjen karakteristike që...

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën: Kush do ta drejtojë

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik...

Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Katërdhjetë vjet më parë, vëlla. Vëllaaaa…” – psherëtin Tom Araya, duke reflektuar mbi koncertin e parë të Slayer në Britaninë e Madhe, të mbushur...

Shpërthejnë protestat në Meksikë, përshkallëzohet dhuna ndaj bizneseve dhe turistëve

Një protestë kundër turizmit masiv që filloi paqësisht në Mexico City të premten u shndërrua në dhunë kur një numër i vogël njerëzish filluan...

Lajme të tjera

Web TV