PAA: Hapja e përhershme e shkollave prioritet kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Agrare Ambientaliste vlerëson se rikthimi i fëmijëve në institucionet para arsimore dhe i nxënësve në klasat e 9-vjeçareve, duhet të jetë prioriteti kryesor i strategjisë kombëtare të përballjes me pasojat e rënda të covid-19 në: (i) shëndetin mendor të fëmijëve; (ii)  në mos-arsimimin e tyre, dhe (iii) në reduktimin e pasojave negative direkte dhe indirekte afatgjata në jetë.

Hapja duhet të jetë e përhershme, kjo kërkon përgjegjësi maksimale të stafeve mësimore, mjekësore dhe administrative të drejtimit dhe funksionimit të shkollave.

Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të ofrojnë gjithë mjetet dhe pajisjet e nevojshme logjistike për respektimin e protokolleve anti covid-19 në çdo shkollë të vendit.

Hapja dhe vazhdimi i suksesshëm i shkollave kërkon një angazhim maksimal të mësuesve, mjekëve, prindërve dhe vetë nxënësve.

Hapja e përhershme e shkollave nuk është një detyrim vetëm i qeverisë por edhe i bashkëpunimit efektiv të prindërve, mësuesve, mjekëve, nxënësve dhe komuniteteve shoqërore.

Vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi efektiv të gjithë faktorëve, hapja e shkollave mund të jetë e përhershme dhe efektive.

La.Mi/Fjala.al

 

Të fundit

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie. Teksa u ndal tek...

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar nga skena politike, figura të...

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia nuk ecën me hapa të...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV