Pas 115 ditësh në spital dhe 28 tamponë pozitiv, pacienti fiton betejën me virusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Covid-19 u kthye në një makth që s`kishte fund për Marco Carrara nga Albino në Itali.

Ai arriti të kthehej i shëruar në shtëpi vetëm pas 115 ditësh në spital, 27 ditësh në karantinë dhe 28 tamponëve. Dëshpërimi ishte i madh, por 43-vjeçari i martuar me dy fëmijë, e mbajti veten.

“Nuk e kam humbur besimin”, thoshte ai në fund të qershorit, edhe pse analizat vazhdonin ta nxirrnin gjatë gjithë kohës pozitiv. Vetëm tani, arriti të përqafojë familjarët e vet. I ati, Valerio, kishte ndërruar jetë më herët nga koronavirusi.

Marco u shtrua në spital në 31 mars, pak pas vdekjes së babait. Aty kaloi një muaj e gjysmë përpara se të transferohej në një tjetër klinikë, ku gjendja iu përkeqësua, e për këtë arsye, e rikthyen në spital.

Rehabilitimi i 43-vjeçarit filloi vetëm në qershor dhe në 24 korrik u shpall i shëruar, por në shtëpi nuk kthehej dot sepse tamponi vazhdonte të dilte pozitiv. Për këtë arsye u vetëkarantinua në apartamentin e të atit ndërsa tani thotë se do të bëjë festë për shërimin e tij./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Politikanët kanë qenë të paprekshëm’ , Dashamir Shehi: SPAK po sjell drejtësi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehu mbështetje për SPAK, duke e cilësuar atë si një element pozitiv në situatën...

Armiku i Berishës, ministri i ardhshëm i Gjermanisë?

Ylli Pata Lulzim Basha, ditën e djeshme, në një deklaratë për zgjedhjet në Gjermani dhe urimin për fitoren e CDU-së, e shoqëroi me një foto. Në...

Paralajmërimi i astrologes për javën e fundit të shkurtit: Bëjini mirë llogaritë…

Në kontrast nga java e shkuar, ditët e fundit të shkurtit do të mbyllen me plot ngjarje nga ana astrologjike. Yjet dhe planetët do...

Gati 40 për qind e shqiptarëve duhanpirës, habit eksperti: Cigarja e parë nis që 7-vjeç!

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health o’clock’ eksperti për çështjet e...

Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Dy partitë opozitare LZHK-Djathtas 1912 do të garojnë në zgjedhjet e 11 Majit së bashku. Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi i ka ftuar të...

Lajme të tjera

Web TV