Tritan Shehu: Po manipulohen të dhënat e testit të Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se të dhënat e testimit nga koronavirusi po falsifikohen.

Sipas tij, heshtja e Komitetit Teknit konfirmon se po bëhet një falsifikim shkencor, me qëllim rritjen formale të numrit, manipulimin e të dhënave, siç është pozitiviteti i lartë në testimin publik.

Mesazhi i Shehut:

Po “fallcifikoni” te dhenat e testimit!
Edhe nqs vete Kryeministri eshte autori i kesaj parodie numrash me testet, dua tu them kolegeve te Komitetit qe nuk mund te heshtin perpara ketij veprimi anti shkencor:

—Per te transmetuar imazhin e rritjes se numrit te testeve PCR prej ditesh ne te dhenat e testimit te popullesise transmetohet nje shifer e vetme, qe duket se permbledh pa diferencim ato te testimit mjeran publik e gratis, se bashku me cfare kryhet ne institucionet jo publike kundrejt pageses nga individe sporadike, per aresye nga me te ndryshmet, jashte skemes se miratuar, qe Komiteti i quan “teste administrative”, pra jo mjekesore.

Heshtja mbas pyetjeve tona e konfirmon kete, gje qe perben nje fallcifikim shkencor me qellim rritjen formale te numrit, manipulimin e te dhenave sic eshte pozitiviteti i larte ne testimin publik, etj.

Keshtu mbasi vazhdoi per muaj bllokimi talebanesk i laboratoreve me pasoja te renda afat gjate, duket se po futemi ne nje loje tjeter anti profesionale, por me qellim te njejte, mashtrimin me shifrat e me pasoja te pa llogariteshme.
Aktualisht testimi epidemiologjik ne vend ka nevoje minimalisht per 2500 teste PCR ne dite, pervec imunologjise.
Per kete duhen aktivizuar te gjitha kapacitetet laboratorike te vendit, publike apo jo publike, por te gjitha keto ne baze te nje metodike universale e gratis.

Lexo edhe :  6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Ky do te quhej testim i popullesise, i domosdoshem per te implementuar strategjine “Test, test, test, identifikim, izolim, mjekim”, racionale aktualisht.
Kjo qe po ndodh eshte se paku krim profesional per profesionistet!/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV