Vdekja e adoleshentes në Velipojë, çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja tragjike e ndodhur në Velipojë, ku u gjet e mbytur në det 17-vjeçarja Enisa Doda. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune.

“Vajza nuk ka shenja dhune. 17-vjeçarja ka humbur jetën nga mbytja. Vajza kishte shenja se i ishte bllokuar frymëmarrja”, thuhet në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, mësohet se i arrestuari për ngjarjen e rëndë, 25-vjeçari Indrit Bajraktari nuk ka pranuar të flasë para hetuesve. Ai ka thënë para hetuesve se do të flasë vetëm në gjyq për ngjarjen.

25-vjeçari Bajraktari u arrestua një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka dalë në breg pa e ndihmuar të renë. Ai ishte futur në det me motor uji së bashku me 17-vjeçaren, kur kjo e fundit është rrëzuar, duke humbur jetën në det.

Sakaq i riu i ndaluar nga policia, Indrit Bajraktari ishte i martuar në Angli, me një vajzë me emrin Almudena, me të cilën jetonte në Londër.

Madje dy të rinjtë, të martuar në prill të vitit 2019, janë në pritje për tu bërë prindër, pasi Almudena Bajraktari është shtatzënë.

Sipas pretendimeve të së resë, Indriti i kishte thënë të shoqes se do të kthehej në Shqipëri për të takuar familjen, ndërkohë që xhiroja me Enisën në det dhe deklaratat për ngjarjen, kanë një sërë kontradiktash brenda.

Të zotët e motorit të ujit, nisën të shqetësoheshin atë pasdite 19 gushti, teksa nuk po i shihnin të rinjtë të ktheheshin në breg. Teksa dolën të kërkonin, ata pikasën Bajraktarin duke dalë në breg me not, ndërsa mjetin e kishte braktisur në det.

Kur e pyetën për të renë, ai tha se kishte dalë në breg dhe ishte larguar me xhaxhanë e saj. Përballë refuzimit për të dhënë sqarime, të zotët e mjetit e kanë goditur me grusht, për ta ndaluar deri kur e arrestoi policia.

Lexo edhe :  ''Ditët e mira i kemi përpara''/ Rama mbyll fjalën: Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

E reja u gjet e vdekur në det, ku sipas dëshmisë së të riut që ndodhej me të, Indrit Bajraktarit, Enisa kishte rënë nga motori i ujit, teksa në qafë kishte edhe çelësin e tij.

Ndaj 25-vjeçarit të arrestuar, janë ngritur tre akuza, “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Kjo pasi dyshohet se i riu ka parë vajzën teksa ka rënë nga mjeti dhe nuk i ka ardhur në ndihmë, duke bërë që adoleshentja të mbytet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shembet çatia në një qendër tregtare, të paktën 3 viktima dhe 74 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe 74 të tjerë u plagosën kur çatia e një tregu ushqimor u...

“E arrestuan edhe pse nuk kishte bërë asgjë”/ Veliaj nga burgu: Procesi i Kafkës vazhdon!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se e ndjen veten si nga personazhet...

“Meriton lapidar si Clinton”/ Rama batuta me qytetarin në Shkodër: Do ta lej me shkrim…

Kryeministri, Edi Rama ka shkëmbyer batuta me një prej banorëve të pranishëm në inspektimin e kantierit në Rrugën e Komanit. Qytetari e ka falënderuar Ramën...

“Nuk ka burg pa gjyq që na ndal”/ Veliaj poston videon me pamjet e Tiranës ndër vite

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në Facebook një video që tregon transformimin e Parkut të Liqenit Artificial. Krahas videos së ndarë, Veliaj shkruan se...

‘Travel Radar’: Shqipëria, perla e fshehur europiane nën radarin e turistëve të huaj

Është koha për të vendosur Shqipërinë në radarin tuaj nëse jeni në kërkim të një vendpushimi mahnitës dhe me çmim të arsyeshëm, shkruan Ethan...

Lajme të tjera

Web TV