Goditën me sende të forta një person duke e bërë për në spital, ndalohet një prej të dyshuarve dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.
I dyshuari i ndaluar për ngjarjen e ndodhur gjatë së premtes në Fier, është M. K., 38 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi, në bashkëpunim me 27-vjeçarin E. Xh., dhe 24-vjeçarin A. Xh., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. A., 38 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
Aktualisht nga ana e policisë po punohet për kapjen e shtetasve E. Xh., dhe A. Xh., ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”./Bl.Ba/Fjala.al