Kriza në Bjellorusi/ Rama bisedon me Lavrovin për ndërhyrjen e OSBE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në rolin e kryetarit të OSBE-së, ka biseduar dje me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, për krizën në Bjellorusi. Ambasada ruse: Lavrov kërkoi që bjellorusët të lejohen t’i zgjidhin vetë punët e tyre.

 Nga Blerina Gjoka

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, si kryetar i radhës i OSBE-së, ka një shans historik për të zgjidhur një nga krizat që po shqetëson sot botën, atë të Bjellorusisë. Propozimi i Ramës për të dërguar një mision të OSBE-së në kryeqyetin bjellorus, Minsk, me mision uljen në dialog të palëve politike, ka marrë tashmë dakordësinë e disa faktorëve më të mëdhenj gjeopolitikë të globit, të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, por ka akoma skepticizëm për këtë ndërhyrje nga ana e Rusisë. Pasi Këshilli Evropian miratoi këtë propozim si zgjidhja e duhur për krizën politike që ka përfshirë ish-Republikën Sovjetike, edhe SHBA-ja ka kërkuar ndërhyrjen e misionit të OSBE-së.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një deklaratë i kërkon Minskut ta pranojë ofertën e OSBE-së për dialog. “Ne i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe të angazhojë të gjitha palët e interesuara. Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të parë në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimet e të drejtave të njeriut rreth zgjedhjeve dhe goditjet që kanë pasuar.” shkruan ai. Por Rusia, e cila ka ndikim në Republikën ish-Sovjetike, ka shprehur skepticizëm për këtë ndërhyrje.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka telefonuar dje kryeministrin Edi Rama për këtë çështje. Edhe pse burimet pranë Ramës i thanë medias se Lavrovi ka bërë me dije se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar presidentit Lukashenko ta pranojë kërkesën e OSBE-së, për negocimin mes palëve politike, ambasada ruse në Tiranë ka dhënë një tjetër version të bisedës. Sipas kësaj ambasade, Lavrovi ka theksuar se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen t’i zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë.

Telefonata Rama-Lavrov

Kriza në Bjellorusi ku presidenti Lukashenko akuzohet nga opozita se ka vjedhur zgjedhjet e fundit, ka shqetësuar faktorët më të rëndësishëm të gjeopolikës së globit. Gjatë bisedës me ministrin rus Lavrov, mësohet se Rama në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Minskun, së bashku me ministren e Jashtme suedeze, Ane Lind, që do të marrë vitin tjetër presidencën e OSBE-së. Misioni synon të zhvillojë bisedime me të gjitha palët e përfshira në konflikt. Kjo bisedë telefonike që ngjalli dje interesim të madh në media, u zbardh nga ambasada ruse në Tiranë.

Sipas njoftimit të kësaj ambasade, tema ka qenë situata në Bjellorusi dhe se ministri Lavrov ka theksuar se bjellorusët duhet të lejohen t’i zgjidhin vetë punët e tyre. “Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, dhe kryeministrit të Shqipërisë, kryetarit të OSBE-së, Edi Rama. Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi, në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së, për të kontribuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës.

Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen t’i zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë, si dhe të mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë, në shkurt 2014.” – thuhet në njoftimin e kësaj ambasade. Më tej ambasada thotë se “bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas”.

Lexo edhe :  Lëkundje tërmeti në Meksikë, ja sa ishte magnituda

Rama: Shqipëria po bën më të mirën

Lidhur me mundësitë e këtij misioni në Bjellorusi, kryeministri shqiptar iu përgjigj dje zërave kritikë nga Shqipëria në një status në “twiter”. “Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE-ja nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve. Unë jam krenar për faktin se me gjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE-së ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE-së për Minskun.” – shkruan Rama.

Ai thekson se nuk i ka bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, “sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtet më të mirën, bashkë me Suedinë”. Mundësitë që Lukashenko të pranojë misionin e organizatës ndërkombëtare duken të vogla në këto momente, pasi ai Lukashenko nuk pranoi misionin e OSBE-së në monitorimin e zgjedhjeve. Presidenti Lukashenko, i cili është në pushtet që nga viti 1994, akuzohet nga opozita se ka vjedhur zgjedhjet e fundit, të cilat ai deklaroi se i fitoi me një rezultat të thellë, mbi 80 për qind të votave, ndërsa vendi është përfshirë nga demonstratat dhe grevat. Kandidatja rivale, 37-vjeçarja Sviatlana Tsikhanouskaya, ka kërkuar azil politik jashtë vendit dhe ka deklaruar se është e gatshme të ulet në dialog, për të mos e përçarë vendin.

Biseda telefonike Rama-Lavrov vjen disa ditë pasi Bashkimi Evropian gjithashtu ka mbështetur plotësisht propozimet e OSBE-së, e cila kryesohet nga Shqipëria, për dialog mes palëve në Bjellorusi, për shkak të protestave opozitare pas zgjedhjeve me probleme. Këshilli Evropian diskutoi gjatë dje për krizën dhe tensionet në Bjellorusi dhe në fund ka mbështetur propozimin e Edi Ramës si kryetar i OSBE-së, për nxitjen e dialogut në ish-Republikën Sovjetike. Në një pikë të deklaratës së KE-së thuhet se BE-ja mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së, të dhëna nga Rama, për dialog mes palëve, si dhe është gati të ofrojë edhe ajo ndihmë për të përmirësuar marrëdhëniet.

“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE-ja mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato.” – thuhet në deklaratë. Por, ndërkohë, ministrat e BE-së parimisht më parë ranë dakord të ndëshkojnë çdo zyrtar të lartë bjellorus që ishte përfshirë në shkeljen e të drejtave të njeriut te protestuesit, si dhe në manipulimin e votave./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Romani më i ri i Flamur Bucpapaj: Një vepër magjepsëse që prek zemrat e lexuesve

Sot botohet romani më i ri i shkrimtarit të njohur Flamur Bucpapaj, "Donika, vajza me violinë", një vepër që...

Sot seanca plenare/ Ja çfarë pritet të diskutohet

Seanca plenare rikthehet ditën e sotme, në orën 17:00 pas Javës së Gjelbër. Në seancën e sotme deputetët pritet të diskutojnë problematika e evidentuara nga...

Veliaj: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit “Review” në Euronews Albania dhe ka thënë se i...

No Other Land fitues i Oscar-it ofron vizionin e një Palestine të përbashkët

Kenan Malik Në vitin 2009, Tony Blair vizitoi Masafer Yatta, një koleksion fshatrash në Bregun Perëndimor Palestinez. Ai kishte ardhur për të parë një shkollë...

Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?

Nga Frauke Seebass Edhe ish-sekretari përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëronte herë pas here për rrezikun e konflikteve të ngrira në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Tani...

Lajme të tjera

Web TV