Margaret Hasluck në 1930: Për kultin pagan në Malin e Tomorrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Margaret Hasluck

Nga kulti pagan i majave të larta, i përhapur në gjithë Shqipërinë, kulti i malit të Tomorrit ka mbijetuar në rrjedhë të shekujve e të ndërrimeve fetare. Duke gëzuar një prestigj të veçantë në botën shqiptare, ai ka fituar atributin e malit të shenjtë. Fakti që ky mal në gojëdhënën popullore, në periudhën antike e mesjetare dhe në letërsinë romantike përfytyrohet si Olimpi shqiptar, besoj se është dëshmi e njësisë kulturore ballkanike.

Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorrin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim është me orogjinë nga kultet pagane të natyrës, brenda të cilit kanë mbetur besimet e shqiptarit.

Vendet e peligrinazheve të epokës pagane dhe ritet pagane mbetën po ato në epokat e mëvonshme fetare, ndryshuan vetëm përfytyrimet që lidhen me këto rite, duke marrë një veshje kristiane ose islame. Ky evolucion dhe stagnacion njëherësh është karakteristik edhe për kultin e Tomorrit dhe ritet e pelegrinëve në nderim të tij.

Për të ardhur tek ekzaltimi romantik i shekullit XIX, kulti pagan i malit të shenjtë të Tomorrit kaloi dy faza, që iu përgjigjën dy periudhave të historisë fetare të shqiptarëve: periudhën e lulëzimit të kristianizmit dhe atë të islamizmit.

Por, sikur të mos ekzistonin këto dy faza, siç do ta provojmë më poshtë, letërsia romantike e Rilindjes shqiptare, u nis nga kulti pagan dhe mbeti te përmbajtja dhe përfytyrimi i tij primitiv mitologjik. Ajo çka i shtoi kjo letërsi këtij kulti ishte fryma e ekzaltuar e romantizmit nacional.

Për të kuptuar çka u tha duhet të hapim këtu një parantezë të shpejtë. Deri në fund të shek. XV, kur ra kështjella e fundit e rezistencës shqiptare, feja e shqiptarëve ishte krishtërimi. Ata i përkisnin ritit katolik dhe ritit ortodoks. Pas vendosjes së sundimit osman në shek. XV, nisi procesi i islamizimit të popullatës vendëse. Në shek. XVII, 70% e shqiptarëve ishin kthyer në besimin islam.

Gjatë shek. XVIII njohu një përhapje relativisht të gjerë në Shqipëri bektashizmi. Kështu që shqiptarët erdhën në epokën e lëvizjes së tyre nacionale të ndarë në katër grupe fetare. Ata paraqiteshin tanimë si katolikë e ortodoksë në minorancë dhe si myslimanë e bektashinj e synitë në mazhorancë.

Lexo edhe :  A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Fati i kulteve pagane dhe i vendeve të këtyre kulteve në Shqipëri është i lidhur me historinë fetare në këto treva. Sot në Tomorr praktikohet kulti bektashi, por midis këtij të fundit dhe atij të parit, kultit pagan, qëndron kulti i fesë që ndan këto dy periudha fetare, pra kulti i krishterë.

Këtë nuk e dëshmon vetëm tradita gojore për ekzistencën e Kishës së Shën Mërisë në mal të Tomorrit dhe për peligrinazhin e besimtarëve ortodoksë më 15 gusht, ditën e Shën Mërisë së gushtit.

Edhe në maja të tjera, në veri, në qendër dhe në jug të Shqipërisë, si në majën e Gjallicës e të Pashtrikut, në Shën Llesh të Krujës dhe në majën e Këndrevicës së Kurveleshit, pelegrinët e krishterë festojnë po në mes të gushtit festën e Shën Mërisë.

Duke mos dashur ta thyejnë këtë vazhdimësi, bektashinjtë që kanë përvetësuar të paktën një shekull e ca më parë kultin e Tomorrit, e organizojnë pelegrinazhin në majë të tij po më 15 gusht të çdo viti.

Në këtë pelegrinazh nuk do të merrnin pjesë, si marrin edhe sot, as synitë, as të krishterë, sikur ky kult të mos lidhej me një traditë të lashtë parafetare.

Po sipas M. Hasluck bektashinjtë e pranojnë se kanë zëvendësuar një kult shumë më të vjetër.

Ata i besojnë gojëdhënës se Haxhi Babai, duke parë pelegrinë që ngjiteshin në Tomorr çdo mes gushti për t’iu falur një hyjnie pagane, shkoi në Qerbela, mori një dorë dhe nga varri i vërtetë i Abas Aliut, e hodhi në majë të Tomorrit dhe e konsakroi atë si varrin e dytë të shenjtorit.

Burime të pavërtetuara bëjnë fjalë për një tyrbe të vitit 1620 kushtuar heroit të Qerbelasë, kurse teqeja bektashiane është ngritur më 1916.

Nga gjithë ky trashëgim pagan dhe postpagan, shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare ruajtën bërthamën pagane dhe iu referuan admirimit gati mistik të ndërgjegjes popullore për kultin e malit në fjalë. Me këtë lëndë ata ndërtuan mitin romantik të malit të Tomorrit, në frymën e idealeve patriotike.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV