Nga Vullnet Mato/Tre libra, ku lind dita dhe frymon gjithçkaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket sikur ka një lidhje organike të habitshme, midis emrit të autores durrsake Lindita Zaka Hysa, dhe tre librave e saj të botuar njëri pas tjetrit: “Lundroj në sytë e tu”, “Simfonia e detit” dhe “Dashuri prej nëne”. Një trio poetike, ku lind dita dhe fillojnë të frymojnë dielli, era, ujërat, toka, deti, njerëzit dhe gjithçka tjetër e gjallë dhe e shpirtëzuar, në mbi 300 poezitë e saj me një tematikë të gjerë dhe tejet të larmishme.

Në tërësinë e tyre poezitë duken të thjeshta dhe të ndërtuara me mjete gjuhësore rastësore. Por secila prej tyre ka në brendësinë e vet një mesazh ideor të përcaktuar, ashtu si guaska e detit e mbuluar me myshk, që ka brenda kapakëve të saj, perlën e ndritshme.

Duke jetuar në Durrës, në qytetin bregdetar më të madh të vendit, autorja e vendos theksin poetik, shpesh në krijime për detin e fenomenet që ndodhin në përjetimin e tij, dhe ndikojnë në jetën e saj. Si pamjet e egërsuara të dallgëve, anijet që nisen në lundrim, vajzat që zhyten mes valëve, dashurinë rinore që lidhet në brigjet detare. Ndërmjet të tjerave, autorja shkruan: “Të jetosh frymëmarrjen e detit madhështor,/ Të jetosh rropamën me gumëzhim gjëmimtar, /Ku frymojnë mushkëritë e kaltra të gjoksit ujor;/Të dëgjosh jehonën e tallazitjes së tij akustike,/Do të thotë të dëgjosh muzikë në përjetim,/ pranë një orkestre tepër të madhe simfonike.

Në disa poezi të frymëzuara prej bukurive të vendlindjes së saj të paharruar, me kujtimet e dashura të fëmijërisë, ajo ka derdhur ndjesitë e nostalgjisë së përhershme: Natyrën e vendlindjes me argëtime plot, /Mbi çdo pamje tjetër e adhuroj,/Më duket më i këndshmi vend në botë,/Vitet e jetës më të bukur, aty i kujtoj.

Por një pjesë e mirë e krijimeve, përshkruajnë gjendjet e ndërlikuara shpirtërore të njeriut, në momente dhe mjedise, ku ndodhet i piketuar nga pena poetike e zonjës Lindita. Si në tokë, në qiell dhe në ëndrra fantastike, ajo pasqyron të tashmen dhe të ardhmen e heroit lirik. Gjithashtu dashuria merr ngjyrime të veçanta, në raportet shpirtërore me partnerin: Në shtegun e shpirtit,/Të pres të hysh/Me të artat fjalë,/Në shtegun e fjalës,/Të pres të vish/Me tinguj të rrallë,/Në shtegun e buzës,/Të pres të më afrohesh/Me buzën e ëmbël,…

Duke filluar të shkruajë në moshë të rritur, me përvojë të mirë jetësore dhe me njohje të gjerë të fenomeneve, e marrëdhënieve shoqërore, poetesha Lindita Zaka Hysa shpreh kompetencën e saj të fjalës artistike në poezi të ndryshme, pa fjalë të tepërta e pa stërhollime të mendimit. Në mënyrë që të komunikojë sa më qartë e sa më bindshëm, për problemin apo mesazhet që kërkon të përcjellë te lexuesi.

Lexo edhe :  Tirana përjeton 3 netë festivali ndërkombëtar me përmasa të reja

Sidomos kjo vihet re në poezitë e shumta për nënën, te libri ”Dashuri prej nëne”: Më gjej një zemër,/Të më ushqejë zemrën në deje brenda!/Më gjej në tokë një perëndeshë

të merrem vesh!/S’ka tjetër, përveçse NËNA…

Për t’ia lënë lexuesit të vlerësojë më tej, po e mbyllim me urimin, për këtë autore pasionante me prurje të shpeshta, të ketë mbarësi të mëtejshme në krijimtarinë poetike, për të kënaqur lexuesit e shumtë, që e ndjekin në qiell, me “online” dhe në tokë, me botime.

* Shkrimtar.

Të fundit

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Genc Deromemaj, është emëruar drejtues i ri i Agjencisë Shtetërore të...

Ngjarje e rëndë gjatë punës / Humb jetën punëtori, pronari përfundon në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 65-vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, 65-vjeçari ka njoftuar shërbimet spitalore,...

Samiti në Hagë, Rama takon senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, që mbahet në Hagë,  zhvilloi takime me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n...

Mourinho kërkon sulmuesin shqiptar, Fenerbahce ofron vetëm 5 milionë euro

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë këtë sezon, por nuk do të jetë te Fenerbahce e Mourinhos. Beshiktashi e ka në...

Tragjedi në Tiranë/ E moshuara bie nga pallati ku banonte, humb jetën në vend

Një 88-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “Egnatia”. Ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV