Sherr me thika mes kushërinjve në Ersekë, plagoset një prej tyre

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ersekës. Burimet për mediat bëjnë me dije se shkak i konfliktit është bërë një zaptim toke, për të cilën në sherr janë përfshirë 5 persona mes të cilëve dhe kushërinj.

Bëhet me dije se personi i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ku dhe po merr mjekim për plagët e lehta.

Personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Re.Gu/Fjala.al