Tërmeti i 26 nëntorit/Ahmetaj në Laç: Për një vit iu japim çelësat banorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj njoftoi nga Laçi nisjen e ndërtimit të lagjes së parë për familjet që humbën banesat e tyre si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Ndërsa inspektoi nisjen e punimeve Ahmetaj premtoi se si sot pas një viti do të rikthehen në këtë zonë për t’iu dhënë celësat e banesave këtyre banorëve.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama shkruan në facebook, se projekti financohet nga Republika e Turqisë, për ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë, ku familjet që humbën banesën në 26 nëntor, do të jetojnë me një cilësi të re, në një lagje të Rilindjes Urbane që do të jetë qendra e Laçit të së ardhmes.

Postimi i plotë:
Ja ku filloi edhe ndërtimi në terren i lagjes së parë për familjet që humbën strehën në tragjedinë e 26 nëntorit! Them ndërtimi në terren, sepse shumëkush në këtë faqe nuk do që ta kuptojë, se ndërtimi ka nisur prej kohësh me projektimin, i cili merr kohën e vet nga planifikimi, dizajni arkitektonik, projekt-zbatimi, studimi gjeologjik – plus në këtë rast procesi i shpronësimeve dhe miratimi i marrëveshjes me kompaninë e donatorit, ndërkohë për ndërtimet me fondet e buxhetit të shtetit, do kohën e vet edhe procedura e garës deri tek kontrata me sipërmarrjen fituese. Disa e harrojnë ose duan ta harrojnë, se në rrugën e Rindërtimit hasëm për dreq edhe Covidin, që na hëngri jo pak kohë të çmuar dhe na i shtyu me detyrim kalendarët e realizimit të Programit të Rindërtimit.
Sidoqoftë, sot në Laç nisën gërmimet dhe tanimë puna nuk do të ndalojë deri në dorëzimin e apartamenteve e të njësive tregtare nga miqtë turq, për zonën 1, ndërkohë që për zonën 2, e cila do të financohet nga buxheti i shtetit, po finalizohet procesi përpara hapjes së kantierit. Së shpejti hapen kantieret edhe në Durrës, me lagjen e re në Spitallë dhe pallatet e reja në pikat e ndryshme të qytetit, ku u shembën të vjetrit. Në kantieret e Durrësit, që financohen nga Emiratet e Bashkuara, do të punojë një kompani prestigjoze nga Dubai, me të cilën po bashkëpunojmë ngushtësisht prej muajsh për projektet. Kavaja e Fushë – Kruja kanë nisur në terren me infrastrukturën ku do të ngrihen pallatet e reja, e së shpejti nisin të gjitha. Edhe pak durim dhe çdokush që pret apartamentin e ri, do të mund ta ndjekë me sy pallatin e vet të ri teksa hedh shtat?/Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  "Do të përgatisim pilotë shqiptarë", premtimi i Ramës nga Vlora: Prisni jahte!

 

Të fundit

Vota e Greqisë, Celibashi tregon se si do numërohen zarfet e diasporës

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka komentuar në lidhje me vendimin për t’i lënë mënjanë votat e Greqisë. Sipas tij,...

Idajet Beqiri: PS fitoi sepse këto 12 vite nuk pati “Gërdec” e “21 janar”

Teksa procesi i numërimit vijon, PS deri më tani ka marr 83 mandate dhe e dyta rendiet PD me 51 mandate. Për avokatin Idajet...

Numërohen 272 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në Shkodër janë numëruar 272 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 3317 votash ndaj PS-së. Deri më...

GJKKO heton për shitblerje votash nga PSD në Korçë, kontrolle në banesae

Policia e Korçës po zbaton një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të një procedimi penal...

Dashnor Sula zbulon ‘korombolin’ e PD: Donin 3 veta për një tokë, absurde!

“PD duhet të kuptojë që të ndërrojë popullin, sepse e ka fajin populli, jo drejtuesit e PD-së. Kriteri i vetëm është që të jesh...

Lajme të tjera

Web TV