Yje që u shuan shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta e shkurtër e artistëve të mëdhenj shqiptarë në fushën e letërsisë, skenës teatrore, kinemasë, arteve pamore, muzikës dhe publicistikës

 Nga Leonard Veizi

Shpesh jeta tregohet e padrejtë me fatet njerëzore. Shpesh, ajo që ne quajmë si “padrejtësi” ndoshta është vendimi më i duhur, të cilin e merr një forcë e jashtëzakonshme që nuk ka të bëjë aspak me tokësoren. Kështu ne jemi të detyruar të bashkëjetojmë me frikën, shpresën dhe idenë e gjithëhershme se një ditë do ta lëmë këtëbotë, blu e blerim bashkë, për të shkuar diku tjetër që, padyshim,është një surprizë qoftë nga magjiae parajsës,por dhe nga ferrizjarr e llavë i saj…

…Nëse do të jetonin, aq sa pretendohet se është mesatarja e jetës njerëzore, ata do të kishin dhënë shumë më tepër në fushat e artit. Por ndoshta ata e kishin dhënë maksimumin e tyre, më mënyrë të menjëhershme, befaquese dhe shumë simbolike, ndaj dhe ikën, të qetë se e kishin arritur më shpejt nga sa duhej, zenitin, të cilin disa qindra milionë të tjerë kërkojnë ta arrijnë, por nuk mundin dot.

Nuk dihej nëse Migjeni do të ishte më i aftë të tejkalonte vargjet e tij tëjashtëzakonshme “O, si nuk kam një grusht të fortë,/ T’i bij m’u në zemër malit që s’bëzan”.Ai mund të kishte jetuar 90 vjet, shumicën e të cilëve me gjasa do t’i kishte kaluar si mësues fshati, e më pas të bënte një jetë të rëndomtë. E ndoshta s‘kishte për të shkruar më asnjë varg tjetër përveç fletores me “Vargje të lira”. Por Zoti e mëshiroi aq fort, sa nuk deshi ta linte ta mbyllte jetën si një mediokër. Sot ai ka statusin e gjeniut dhe vargjet e tij të pashembulta ia kanëçuar emrin nëapogje.

Kastriot Gjini ishte një tjetër yll me gjenialitet muzikor. Dhe duheshin veç një grusht këngësh për ta bërë emrin e tij të pavdekshëm. Ndërsa këngët e tij të trajtohen në vazhdimësi si nga më të bukurat e muzikës së lehtë shqiptare.

Dhe po aq Bexhet Nelku e përbushi misionin e tij në tokë vetëm me pak role në teatër dhe shumë më pak në kinema. Por ishte aq i spikatur, sa që portreti i tij nuk do të shqitej nga kujtesa kolektive.

Vilson Blloshmi e Genc Leka, do t’i shihnin ngabota e përtejme veprat e tyre të botuara, sepse sa qenë gjallëiu desh t’i mbanin fshehur, pasi në vitet ku jetonin, dikujt nuk i pëlqete që ata të shkruanin vargje, ku nuk përmendej partia dhe as revolucioni. Kaq do të duhej që jeta e tyre të shkurtohej.

Drago Siliqi ishte po aq i ri kur u nda nga të gjallët. Ishte shumë premtues dhe vepra e tij sapo kishte filluar tëmerrte jetë.

Dhe Dritan Çela, ylli në ngjitje mes përkthyesve të talentuar, do të largohej shpejt dukë lënë një korpus të mahnitshëm me shkrimtarë të mëdhenj botërorë, qëpërmes tij arritën tëflisnin shqip.

Fare pak vite më i madh në moshë, Teodor Keko do të kishte gjithashtu të njëjtin fat dhe pas tij Alqi Boshnjaku, Arjan Dodbiba.

Dhe së fundi kemi talentet e spikatura që jetuan diç më tepër sesa fati me pikatore i atyre që prinin në krye të listës. Bilal Xhaferi, Naim Frashëri, Arben Bajo, Havzi Nela, Kujtim Spahivogli e Gjergj Bubani, ishn pjesë e elitave në kohën kur kanë jetuar dhe tanimë janë në panteonin e yjeve që u shuan shpejt.

Edhe pse jetuan pak, ata jetuan dendur me një intensitet të lartë. Jeta artistike pa ta do të ishte më e varfër dhe më e zbehtë, sigurisht. Sepse gjithkush ka vendin e vet të mozaikun e madh. Por shkëlqimi i yllit të tyre, dhe pse dukej i shkurtër, kanë lënë pas një vijë drite të gjatë.

Migjeni – 27 vjeç

U lind më 23 tetor 1911 në Shkodër. Millosh Gjergj Nikolla, i njohur si Migjeni, është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare. Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndrrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë. Në poezi ai trajtoi vjershën dhe poemën pa subjekt me varg të lirë, që shquhet për mendimin sintezë dhe sistemin figurativ, ku dallohet antiteza, simboli dhe alegoria. Kurse në prozë ai u shfaq si mjeshtër i portretizmit dhe i dhënies së psikologjisë së tipave të ndryshëm, që përfaqësojnë shtresa e klasa të ndryshme. Ai lëvroi tregimin psikologjik, skicën, prozën satirike, që shquhet për tipat, portretet, dialogun, monologun, ritmin e veprimit, mendimin energjik dhe gjuhën e gjallë.

Kastriot Gjini- 29 vjeç

U lind në Tiranë, në 14 korrik 1949.U diplomua për Gjuhë Angleze në Universitetin e Tiranës. Kompozimet e tij ishin me motive nga Jugu i Shqipërisë. Kastriot Gjini ishte një fenomen në muzikën shqiptare. Një talent i lindur, muzika e tij ishte më së shumti e rrymës pop/jazz në këndvështrimin e sotëm, por e bazuar fort në muzikën/tonalitetet folklorike burimore shqiptare. Talentin e tij prej muzikantiGjini e tregoi që në moshën pesëvjeçare, ndërsa kompozimin e parë, një këngë për fëmijë (Fyelli magjik), e ka bërë kur ishte vetëm 11 vjeç. Në moshën 18-vjeçare, kompozoi këngën “Kartolina” që bëri jehonë në vitin 1968. Me pas kompozoi këngët “Fqinja”, “Kabina numër 3”, “A do vish sivjet në plazh?”, “Mes dritash”, “Ne studentët”, “Shtegtimi”, të cilat i përkasin fondit të artë të muzikës së lehtë shqiptare. Vdiq në mars 1979, nëmoshën 29-vjeçarenë Itali, ku kishte shkuar për t’u operuar nga zemra.

Vilson Blloshmi – 29 vjeç

U lind më 18 mars 1948, në Bërzeshtë të Librazhdit. Ishte poet, përkthyes, “Mësues i Popullit”. KreuPedagogjiken në Elbasan. U arrestua më 5 gusht 1976 në Librazhd. Më 6 qershor 1977 u nxor përpara Gjykatës Popullore të Rrethit të Librazhdit, “akuzuar për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor”. Më 13 qershor, gjykata e deklaroi fajtor dhe e dënoi “me vdekje, me pushkatim”. Më 17 korrik 1977 u zbatua urdhri i ministrit të Brendshëm për ekzekutimin e tij në orën 00.Në vitin 1994, ditën e rivarrimit, presidenti i Republikës i akordoi medaljen “Martir i Demokracisë”. Në maj të vitit 2010, presidenti i Republikës i akordoi urdhrin “Nderi i Kombit”.

Drago Siliqi – 33 vjeç

Drago Siliqi lindi më 9 qershor të vitit 1930 në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Moskës. Pas kthimit në atdhe punoi si redaktor dhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”. Për herë të parë shkroi në moshën 15-të vjeçare. Vdiq më 13 korrik 1963, në një aksident ajror, Trupi i tij mbërriti në atdhe 10 vite më vonë.

Bexhet Nelku- 33 vjeç

U lind në Tiranë më 1937. Në shtator të vitit 1963, pas diplomimit, pranohet aktor në Teatrin Kombëtar. Gjatë viteve 1963 -1970 Bexhet Nelku interpretoi në 20 pjesë, pra në tri role në vit.Ndër rolet më të suksesshme të tij mund të përmendim , priftin te “Cuca e maleve” , Muhameti te “Fytyra e dytë”; në pjesët “I pazëvendësueshmi” , “Shokët”; “20 ditët”; “Mbreti Lir”; “Muri i madh i pakapërcyeshëm”; “Tri të shtëna pushke”. Ndërsa në filmin artistik, ndonëse në pak role, mbahet mend në “I teti në bronz”, në rolin e mësuesit” dhe, mbi të gjitha tek “episodi “Ura” në “Kur zbardhi një ditë”, në rolin e kapitenit gjerman, rol që e luan i sëmurë.Bexheti ka dhënë një kontribut të veçantë si pedagog i të folurit skeniknë ILA. U cilësua si aktor meteor në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në ekran. Më 21 nëntor 1970 u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë.

Dritan Çela – 36 vjeç

U lind më 11 janar 1970. Kreu të mesmen në shkollën e Gjuhëve të Huaja, dega italisht, dhe studimet e larta për Gjuhë e Letërsi Shqipe. Ai nisi të përkthente herët dhe tregimet e para të Buzzati-t i botoi para ’90-s. Pastaj spikati duke përkthyer autorë italianë, klasikë dhe modernë.U nda nga jetamë 4 mars 2006, në moshën 36-vjeçare.

Genc Leka – 36 vjeç

U lind më 23 mars 1941 në Bërzeshtë, në rrethin e Librazhdit. I ati qe kryellogaritar në seksionin e tregtisë në Librazhd, më 1950 u arratis në Jugosllavi. Genci shkollën fillore dhe atë 7-vjeçare i kreu sa në fshat, sa në Librazhd. Në vitet ‘57-‘61 ndoqi Shkollën Pedagogjike të Elbasanit dhe pastaj më ‘60-‘61 e emëruan mësues në Zdrajsh, në krahinën e Çermenikës. Në vitet ‘67-‘68 shërbeu ushtar, pranë Cërrikut.Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim nga organet e Sigurimit. U arrestua më 31 gusht 1976, procesi i gjykimit u zhvillua në Librazhd në datat 6-13 qershor 1977. Me vendimin nr. 45, më 16 qershor 1977, dënohet me pushkatim. Pas një kërkese për falje, më 16 korrik 1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës.

Lexo edhe :  Giro d’Italia vjen në Shqipëri, Tirana në kolaps rrugor

Teodor Keko – 43 vjeç

U lind në2 shtator 1958në Tiranë. Ishte shkrimtar dhe publicist. Prindërit e tij ishin regjisorët e kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsi Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor. Për një periudhë kohe ka qenë deputet i Parlamentit shqiptar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë dhe tregime të shkrutra.Falë sensit kritik u mbiquajt “Migjeni i viteve ‘90”. U nda nga jeta në22 gusht 2002, pas një sëmundjeje të rëndë.

Alqi Boshnjaku – 44 vjeç

U lind me 25 dhjetor te vitit 1954. Njihet si autor këngësh.Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1978. Në fëmijëri ka qenë këngëtar nëPallatin e Pionierëve.Fillesat e tij si regjisor i pati me grupet amatore të shkollave të mesme Qemal Stafa dhe Sami Frashëri. Ka qenë regjisori i Estradës së Ushtarit dhe ka marrë pjesë si as/regjisor në disa filma si: Emblema e dikurshme etj. Ai ka qenë gjithashtu drejtues dhe inspirues i grupeve të para të muzikës moderne si: Art-ing, Spirit Voice etj.Alqi Boshnjaku është autori i disa teksteve muzikore, një prej të cilave është vlerësuar me çmimin e parë në Fest ’97. Kënga “Larg urrejtjes”, e sjellë në skenë nga Elsa Lila, u kurorëzua edhe me çmimin “Grand Prix” në Varnë, Bullgari. Edhe më tej, suksesit të kësaj kënge, i shtohet çmimi i dytë i festivalit “Voice of Asia”, më1998. Alqi Boshnjaku u aksidentua në Durrës dhe vdiq në 20 shtator 1998.

Arjan Dodbiba – 48 vjeç

U lind më 13 qershor 1964. Pasi kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë për Gjuhë e Letërsi Shqipe, punoi si mësues e më pas si gazetar në radio e televizion, në redaksinë e kulturës. Ishte një ndër emrat më të spikatur të gazetarisë televizive tëviteve 2000.Për dy dekada, pas viteve ’90, realizoi cikle të shumta reportazhesh, telereportazhe, dokumentarë dhe filma televizivë.Mishëronte gazetarin që çmonte lirinëdhe profesionalizmin. Të panumurta janë emisionet kushtuar kulturës e, sidomos, librit, përmes të cilave ai diti të trajtojë një galeri të pasur me pesonazhe dhe protagonistë të jetës kulturore, trashëgimisë dhe përfaqësimit kulturologjik shqiptar, larg skemave dhe larg ndikimeve ideologjizuese.Ndërroi jetë në 14 korrik 2012,pas një sëmundjejetë rëndë.

Bilal Xhaferri – 51 vjeç

U lindmë 1935 në Ninat afër Konispolit. Babai i tij ishte pushkatuar më 1945 si antikomunist. U rrit bashkë me motrën në internim.Më 1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, i cili përmban dhe poezi prosistemit, por nuk u vu kurrë në qarkullim.Po atë vit konkurroi me romanin “Krastakraus” në konkursin letrar me rasin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, por nuk fitoi.Ky roman u botua në vitin 1993.Në veprën e tij nuk shfaqen mendime disidente.Më 1968, në Lidhjen e Shkrimtarëve u shpreh kundërromanit “Dasma” të Kadaresë, duke e akuzuar për revizionizëm ndaj doktrinës komuniste. Kritika i krijoi probleme. U qortua rëndë,iu hoq e drejta e botimit dhe u internua.Më 30 gusht 1969 u arratis në Greqi. Më 1970, shkoi në BostonSHBA, ku punoi në gazetën “Dielli”. Më 1974 u vendos në Çikago ku themeloi revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame, të cilën e drejtoipër 39 numra në shqipe e anglishte.Në vitin 1986 vdes në Çikago.

Naim Frashëri-52 vjeç

U lind në Leskovik më 15 gusht 1923. Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945. Naim Frashëri do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme. Valeri te “Tartufi“, Smithi te “Çështja ruse“, Gjoni “Trimi i mirë me shokë shumë“, Selimi “Familja e peshkatarit“, gjenerali “Gjenerali i ushtrisë së vdekur“, Leka “Përkolgjinajt“, Nikolla “Armiqtë“, Sasha Ribakov “Orët e Kremlinit“, Lubeni “Procesi i Lajpcigut“, Ferdinanti “Intrigë dhe dashuri“, Hauardi “Rrënjët e thella”, Hamleti “Hamleti”, Jonuz Bruga “Familja e peshkatarit“. Për fat të keq, roli i Jonuzit ishte i 80-i dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role në filmin artistik.Është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. Është dekoruar edhe me urdhrin “Hero i Punës Socialiste”, si dhe mban titullin “Artist i Popullit”.Vdiq më 18 shkurt të vitit 1975.

Arben Bajo – 53 vjeç

U lindnë vitin 1967, në Gjirokastër. Liceun e kreu në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë. Ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit. Është realizuesi i shtatores së atë Zef Pellumbit, Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnjë etj. U nda nga jeta më 9 gusht 2020.

Havzi Nela 54 – vjeç

U lind më 20 shkurt 1934, në Kollovoz të Kukësit. Studioi në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës, por u përjashtua si element destruktiv për bindjet e tij. Studimet i përfundoi me korrespondencë. Punoi si mësues në fshatra të ndryshme deri në vitin 1967, kur u transferua në Topojan. Aty filluan ngjarjet më dramatike të poetit dhe familjes së tij.Kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë, dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe se ku mund të jetonte. Më maj 1967, u dënua me 15 vjet burg për kalimin e kufirit. Poeti kurrë nuk u pajtua me diktaturën.Më 8 gusht 1975 iu shtuan edhe tetë vite, sepse konsiderohej armik i zjarrtë i Partisë dhe i popullit. Më 19 dhjetor 1986 u lejua të dalë nga burgu, për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, u arrestua sërish. Më 24 qershor 1988 u dënua me varje.Më 10 gusht 1988 u ekzekutua në mes të qytetit të Kukësit.

 

Kujtim Spahivogli – 55 vjeç

U lind më 30 qershor të vitit 1932 në Lushnjë. Studimet e larta për teatër i kryen shkëlqyeshëm në Moskë, në vitin 1956. Në vitin 1956 emërohet aktor në Teatrin Popullor. Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Popullor ishte Xherxhinski në dramën “Orët e Kremlinit”. Spahivogli ishte edhe krijues e drejtues i “Teatrit të të Rinjve” i cili u krijua pranë Institutit të Lartë të Arteve. Vuri në skenë pjesë të dramaturgut Fadil Paçrami, dhe kur ky u godit rëndë nga plenumi i IV i Partisë së Punës, bashkë me të u dënua padrejtësisht edhe Kujtimi. Në vitin 1973 e larguan nga teatri. Në fillim punoi në disa fshatra, pastaj e çuan punëtor krahu në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier.Kujtimi qe në të njëjtë kohë edhe dramaturg. Drama e tij “Një shok i klasës sonë” pati një sukses të madh. Ai shkroi edhe poezi, artikuj e ese.Vdiq në 7 korrik1987, në moshën 55-vjeçare, i sëmurë dhe i harruar, edhe pse kishte qenë një ndër regjisorët e spikatur të teatrit shqiptar.

Gjergj Bubani – 55 vjeç

U lind në Boboshticë, në kazanë e Bilishtit.Ndoqi Liceun francez në Korçë dhe më pas vazhdoi shkollën e lartë në Athinë, ku studioi për Kimi. Pas studimeve u vendos në Rumani,ku punoi për të përjavshmen kombëtare shqiptare “Shqipërí e re”, botuar prej Ilo Mitkë Qafëzezit. Më 1926 botoi dhe drejtoi në Bukuresht gazetën “Zëri Shqiptar”.Në vitin 1932 filloi të botonte nën drejtimin e tij në Kostancë gazetën “Kosova”, ku demaskoi me fakte të pakundërshtueshme gjenocidin e shovinistëve serbë kundër vëllezërve kosovarë.Në vitin 1934 botoi në Bukuresht gazetën “Kuvendi Kombëtar”.Në vitin 1936 u emërua kryeredaktor i së përditshmes me parime nacionaliste “Drita”, që botohej në Tiranë.Në 28 nëntor 1938 u emërua drejtor i Radio Tiranës.Në Shqipëri u kthye më 1944, ku u arrestua më 13 nëntor. U dënua si “kriminel lufte” nga Gjyqi Special si shumë intelektualë të tjerë pa mandat arresti. Ndërroi jetë më 1954.

Të fundit

Nxehet “loja” më shumë se kurrë! Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier!

Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH dhe nga oficerë të policisë së Fierit, kanë...

Giro d’Italia në Shqipëri/ Veliaj nga qelia: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës (FOTO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia për garën e Giro d’Italia që po organizohet në Shqipëri. Veliaj shprehet se Tirana po...

Gjendet i vdekur burri brenda një kanali në Divjakë, dyshime të forta!

Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë pranë fshatit Goriçaj. Policia në vendngjarje për këtë rast...

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit

Nesër në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Fushata elektorale përfundoi prej mesnatës së mbrëmshme, pas një muaji takimesh elektorale dhe fjalimesh në...

KQZ tregon 7 qendrat e votimit ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit. Ky do të jetë procesi...

Lajme të tjera

Web TV