Mijëra njerëz dalin në rrugë në Bjellorusi kundër Lukashenkos- VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në Minsk për të kundërshtuar rizgjedhjen e Aleyksandr Lukashenkas në postin e presidentit, por edhe për të dënuar shtypjen e protestave nga autoritetet.

Në këtë protestë raportohet se ka prezencë të shtuar ushtarake.

Kjo është dita e 15-të me radhë që në Bjellorusi po mbahen protesta kundër Lukashenkas.

Mijëra persona janë mbledhur në “Sheshin e Pavarësisë”, duke valëvitur flamurin e Bjellorusisë. Në protestën që po quhet si “Marshi për Bjellorusinë e re” raportohet se po marrin pjesë mbi 100 mijë persona.

Protestuesit po brohorasin “Largohu”, një referencë kjo ndaj Lukashenkas, të cilit po i kërkojnë që të largohet nga pushteti. Lideri autoritar bjellorus udhëheqë me vendin qe 26 vjet.

Para nisjes së protestës, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ushtria do të përkujdeset që memorialet kombëtare të mos sulmohen nga protestuesit. Kjo ministri, përmes një njoftimi për media, tha se nëse monumentet dhe statujat bëhen cak i protestuesve, atëherë protestuesit do të përballen me forcat policore dhe ushtrinë, transmeton rel.

Duke i përshkruar protestuesit si “fashistë”, Ministria e Mbrojtjes tha se memorialet – veçanërisht ato që iu dedikohen viktimave të Luftës së Dytë Botërore – nuk duhet të sulmohen nga protestuesit.

Ministria paralajmëroi se forcat ushtarake do të ndërhyjnë nëse ka shkelje të paqes, duke i porositur protestuesit : “Tani ju do të përballeni me ushtrinë dhe jo me policinë”.

Deklarata e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes vjen në kohën kur në Minsk janë parë duke u sjell forca të ushtrisë.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të...

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha tha se raporti...

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë...

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në...

Lajme të tjera

Web TV