Vrasja e 4 të rinjve në 23 gusht 1990, studiuesi Kastriot Dervishi publikon pamjet e rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesi i njohur Kastriot Dervishi ka zbuluar dokumente dhe foto ku dallohen 4 të rinj, të cilët më 23 gusht 1990, u vranë në postën kufitare të Rehovës, teksa po tentonin të kalonin kufirin grek.

Ai tregon edhe detaje nga ngjarja.

Statusi i plotë i studiuesit Kastriot Dervishi

Vrasja e të rinjve korçarë dhe kolonjarë në kufi më 23 gusht 1990

Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, të rinjtë nga Korça largohen nga hoteli (në Ersekë) ku qëndronin dhe bashkë me shokët e tjerë nga Erseka i drejtohen kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës. Grupi i të rinjve qëllohet nga njësiti i postës kufitare. Si përfundim,

U vranë:
Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç
Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç
Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç
Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça. Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve. Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste. Për këtë arsye u ndaluan 12 persona, të cilët janë dënuar.

Ky postim u kushtohet kujtimet të këtyre të rinjve të humbën jetën në moshë të re në mënyrë tragjike, pikërisht atëherë kur mendonin se Shqipëria po ndryshonte. Fotografitë janë të ngjarjes së 23 gushtit 1990.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV